Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

  Gjyste Vulaj, një dekadë në skenë  Empty Gjyste Vulaj, një dekadë në skenë

Thu 5 Aug 2010 - 14:29

Këngëtarja shqiptare nga Mali i Zi, Gjyste Vulaj ka disa ditë që e ka publikuar albumin më të ri të saj.
Albumin e titulluar “Je 1-sh” që shënon 10 vjet në skenë, këngëtarja Vulaj e konsideron si më të mirin në karrierën e saj muzikore.
Albumi përmban 15 këngë, ka stil “alla Gjyste”, pak më shumë popullore, moderne, një këngë i përket stilit rok, disa të tjera me një bazë zbavitëse, ka shumë këngë të bukura, ka edhe dy potpuri popullore të vjetra të ri-orkestruara.
Ky album është i 8-ti me radhë dhe shënon një dekadë të qëndrimit.
Edhe në këtë album Gjystja ka bashkëpunuar me kompozitor të njohur shqiptarë më të cilët ka pasur edhe bashkëpunime më të hershme, por gjithmonë me përkrahjen e bashkëshortit të saj Sokol Vulajt i cili është krah i djathtë gjithmonë në karrierën e saj.
“Kam bashkëpunuar me kompozitor të njohur shqiptar duke filluar nga Sokol Vulaj, Xhevdet Gashi, Naim Krasniqi e shumë të tjerë”, thotë ajo duke shtuar se është ndarë shumë e kënaqur me punën e tyre.
Ndërkaq këngëtarja bën me dije se shumë shpejt do të editon edhe dy videoklipe prej këngëve më të dëgjuara të albumit të ri.

“Sa ju përket videoklipeve i kam disa oferta për realizimin e tyre nga produksione të ndryshme. Si
fillim do të i bëj një ose dy videoklipe, ndërsa mbas sezonit veror do vazhdojmë me të tjerat, ku dhe do të ia bashkëngjisë këtij albumin një video projekt.”, shton Gjystja.

Çdo natë live në “Belveder”
Që nga fillimi i sezonit verorë, këngëtarja Vulaj këndon çdo natë në tarracën “Belveder” në plazhin e vogël në Ulqin.
  Gjyste Vulaj, një dekadë në skenë  Normal_gjystevulaj9
“Çdo natë jam bashkë më adhuruesit e mi duke i argëtuar në tarracën e “Belveder”. Jam shumë e lumtur dhe e gëzuar kur shoh gjithë atë publik që vjen çdo natë për të u argëtuar më këngët e mia.
Kjo më bën të ndihem më e fortë se asnjëherë tjetër”, nënvizon këngëtarja sharmante. Përveç që Gjyste Vulaj bën muzikë, ajo kohën me diel e shfrytëzon edhe për të u larë në plazhet e bukura të Ulqinit.
“E dua detin dhe kohën me diel. Dal shumë shpesh për të u larë, sepse plazhi me relakson dhe më disponon”, tregon Gjystja duke thënë se notin që e pëlqen ajo është “Krol” me gjoks –shpinë dhe bretkosë.
E njohur për ekstravagancë
Gjyste Vulaj është e njohur për veshjet e saj esktravagante, por ajo thotë se gjithçka që bën është e kufizuar.
“Verën e kaloj në vilen time në Pinjesh Ulqin-Plazhi i vogël. Kemi një pishin të bukur pranë shtëpisë sime dhe ashtu që dita më kalon në bikini, kur dal vishem hollë, ndërsa veshjet e mia skenike janë nga minimumi deri në maksimum por gjithmonë pa kaluar në ekstrem”, përfundoi ajo.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi