Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Argjentinë, ligjërohet vdekja "e denjë"  Empty Argjentinë, ligjërohet vdekja "e denjë"

Fri 11 May 2012 - 10:10
Argjentinë, ligjërohet vdekja "e denjë"  Argjentine-parrulla


Senati Argjentinas aprovoi ditën e enjte ligjin e ashtuquajtur të “vdekjes me dinjitet”, i cili i lejon të sëmurëve terminalë që të marrin vendime për fundin e jetës së tyre.

Legjislacioni do të thotë se pacientët që janë duke vdekur nga sëmundje apo dëmtime të pakurueshme, do të kenë në dorë të refuzojnë trajtimet mjekësore dhe të afrojnë kështu vdekjen e tyre.

Deri më sot, ligji argjentinas, një vend thellësisht kristian, përputhej me ligjin e shumë vendeve të tjera, duke i detyruar mjekët të kujdesen deri në fund pa përjashtim, për çdo të sëmurë.

Pavarësisht hapave të hedhura drejt “vdekjes së denjë”, ligji specifikon që asnjë familjar nuk mund të vendosë në emër të pacientit, nëse ai nuk është në gjendje të shprehë një miratim të qartë.

Njëkohësisht, eutanazia vazhdon të mbetet e ndaluar rreptësisht dhe afrimi jonatyral i vdekjes dënohet si vrasje nga ana e mjekëve.

Susana Bustamante, që u shndërrua në një simbol kombëtar pasi vajzës së saj 19-vjeçare iu privua vdekja pavarësisht përgjërimit që të lejohej të vdiste si pasojë e një sëmundje të rëndë degjeneruese, e mirëpriti ligjin.

”Diçka e natyrshme si vdekja duhet të pranohet në legjislacion. Vdekja nuk është një fjalë e ndyrë. Ajo është një e drejtë që duhet ta ketë çdo njeri nëse dëshiron ta shfrytëzojë”, deklaroi Bustamante.

Senati aprovoi edhe një ligj të dytë të përkrahur nga shoqatat e homoseksualëve dhe lesbikeve, që do të lejojë të gjithë personat që dëshirojnë të ndërrojnë gjininë ta bëjnë këtë pa marrë më parë një aprovim nga gjykata.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi