Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dolce & Gabbana provokon mbrojtësit e kafshëve Empty Dolce & Gabbana provokon mbrojtësit e kafshëve

Fri 11 May 2012 - 14:56
Të lodhur nga biçikletat e zakonshme? Tashmë, për të apasionuarit e tyre vjen biçikleta më e re, e dizenjuar nga shtëpia e modës Dolce & Gabbana, ku i gjithë skeleti është i mbështjellë me lëkurë leopardi. Modeli është shumë klasik dhe mund të kthehet në tradicional për zonjat që përdorin biçikletë me shportë.Natyrisht që ky luks është i disponueshëm vetëm për disa dyqane në Milano, Firence dhe Romë. Deri tani kemi parë edhe modelin e nënshkruar nga firma Guçi, i cili ka imituar automobila si Ferrari dhe Lamborghini. E gjitha është projektuar për ta bërë biçikletën një mjet modern dhe të thjeshtë. Por edhe pse bëhet fjalë për një mjet transporti shumë të thjeshtë dhe më ekonomikun, mbështjellja me lëkurë leopardi ja ka rritur ndjeshëm çmimin biçikletës. Nën logon e firmës Dolce & Gabbana, një biçikletë e tillë kushton 1.700 euro.

Veç çmimit, dizenjimi i biçikletës pritet sjellë dhe reagimin e drejtuesve të shoqatave për mbrojtjen e kafshëve.

l.xh/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi