Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

I famshmi A2, tani online Empty I famshmi A2, tani online

Sun 13 May 2012 - 1:02
Emanuela Sako Për të garuar për futjen në universitet, maturantët në të gjithë vendin tani do të duhet ta plotësojnë formularin A2 online. Ky është një projekt pilot që MASH po e vë në funksion për herë të parë, duke shmangur kohën dhe burimet që kërkon shpërndarja efletëve-letër dhe rimbledhja e tyre.Shekulli shkoi të fliste fillimisht me drejtorin e Drejtorisë së Pranimeve, pranë AKP-së, Arben Fagu. Z.Fagu shpjegon mënyrën se si do të funksionojë kjo procedurë dhe çfarë duhet të kenë parasysh maturantët në momentin që plotësojnë formularin A2.

Po shkollat pa internet?

Në të gjitha shkollat do të verifikohet fillimisht mundësia infrastrukturore që ofrojnë shkollat, dmth kanë apo nuk kanë sinjal internet. Do të bëhet verifikimi i shkollave që kanë kompjutera, në mënyrë që të shmangen të gjitha problemet që mund të vonojnë procesin e plotësimit të formularit. Po në rast se nuk kanë? Ministria e Arsimit thotë se ka llogaritur edhe këtë mundësi. Është menduar, që shkollat e mesme që nuk kanë internet dhe komjutera për aplikime online, ta kryejnë aplikimin në shkollat më të afërta të rrethit. Në rast se as kjo nuk realizohet, Arben Fagu sqaron se MASH do ta ketë sidoqoftë gati formularin A2, të shtypur në fletë letre në mënyrë që të shpërndahet.



Aksesi, me orare

Procesi që duhet të ndjekin nxënësit është i lidhur me punën e drejtorisë së shkollës dhe mësuesit kujdestar. Z.Fagu shpjegon se siguria e formularit A2 është e garantuar edhe askush nuk mund të shkarkojë programin apo mund të hyjë kur i do qejfi. Madje, drejtorët e shkollave nuk kanë akses gjatë orëve të pasdites që nuk janë në shkollë, por vetëm në kohën që ata kontaktojnë me MASH se kanë dikë që të mund të aplikojë.



Pavarësisht se online, edhe për këtë vit formulari A2, si pamje do të jetë i njëjtë. Në të do të jenë të përcaktuara qartë 10 degët e universiteteve të vendit, që ndryshe njihen si preferencat e studentëve. Më pas do të jetë vetë kandidati për student, ai që do të bëjë zgjedhjen e degëve, sipas parimit meritë-preferencë.





Këshillë maturantëve

Para se të bëjnë plotësimin e formularit, maturantët duhet të kenë parasysh që të plotësojnë personalisht formularin A2, në mënyrë që t’i kontrollojnë vetë degët e vendosura. Këshilla për maturantët është që, nuk duhet që t’a lini këtë zgjedhje në dorë të personave të tjerë, sepse mësuesit, prindërit apo të njohurit kanë të drejtë vetëm t’ju këshillojnë. Përpara se të plotësoni formularin, shihni koeficientët e shkollës dhe të lëndëve me zgjedhje për programet e studimit që do të preferoni si dhe konsultohuni me pikët e fituesit të fundit për çdo program studimi në maturat e mëparshme. Ato do të jenë në dispozicionin tuaj online, para se të bëni plotësimet përfundimtare.



Kujdes me 10 preferencat

Maturantët kandidatë që kanë mbaruar një shkollë të mesme në profilin shoqëror, kanë më pak shanse të shpallen fitues në programet e studimit me profil natyror dhe e anasjellta. Specialistët nuk sugjerojnë plotësimin e më pak se 10 preferencave në formularin A2, sepse zvogëlohen shanset për të fituar degën që dëshironi. Këtë vit, për herë të parë nxënësit duhet të kenë plotësuar disa kredite, para se të plotësojnë formularin. Ky është viti i parë që dalin maturantë me sistemin 3-vjeçar. Prandaj, në këto 3 vite është aplikuar sistemi i lëndës me kredite. Për t’u futur në provimet e Maturës Shtetërore, nxënësit duhet të plotësojnë numrin 90 të krediteve, aq sa i duhen për të marrë diplomën e shkollës së mesme.



Drejtorët me password

Drejtoritë e shkollave do të pajisen me një kod (passëord) të veçantë, që do të kenë mundësinë të hyjnë në sistemin e përcaktuar nga MASH, për plotësimin e formularit. Ky kod sipas shpjegimeve që MASDH jep për Shekullin i jepet vetëm drejtorive dhe jo maturantëve.



Orare të paracaktuara

Maturantët, do të mund të plotësojnë formualin A2, në oraret e caktuara nga MASH, e cila do të vërë në dispozicion të shkollës. Ndërsa plotësimi do të bëhet me praninë e mësuesit kujdestar. Në formularin A2 do të jenë të detajuara të gjitha preferencat dhe koificientët përkatës që ka çdo shkollë.



Gjithçka në një vend

Maturantët do të njihen online me të gjitha pikët minimale për degë të ndryshme, të tre viteve të fundit. Në këtë mënyrë, ata do të shmangin vonesat e mëparshme, duke i pasur të detajuara të gjitha që u duhen dhe në të njëjtin vend.



Secili me kod të vetin

Maturantët mund të bëjnë edhe përllogaritjen e pikëve, duke pasur parasysh degët që do përzgjedhin, koificientët e shkollave dhe pikët minimale të vitit të kaluar. Në plotësimin e formularit A2, secili nxënës do të ketë kodin e vet përkatës, njëlloj siç ishte më parë me plotësimin e formularit A2 të printuar.





“Më mirë online sepse nxënësit korrigjojnë gabimet gjatë aplikimit”

Pavarësisht se disa mund ta shohin me skepticizëm, drejtoresha e Gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Diana Kalemi, shpjegon se kjo metodë ONLINE do të sjellë vetëm përfitime. Plotësimi online, u jep maturantëve të drejtën për të aplikuar, duke marrë parasysh bërjen e korrigjimeve. Kështu, nëse ata mund të gabojnë në plotësim, informatizimi u jep të drejtë që ta korrigjojnë. , – thotë znj. Kalemi.



Si ju duket plotësimi i formularit A2, online, ndryshe nga vitet e tjera që plotësohej me anë të fletëve të shtypura?

Sigurisht që është shumë më mirë se më parë. Formulari me letër plotësohej vetëm një herë dhe nuk i jepte mundësi maturantit që të bënte ndonjë korrigjim të gabimeve. Ndërsa formulari A2 online, u jep mundësi maturantëve, që të bëjnë korrigjime, aty për aty.



Drejtoreshë, a i plotëson shkolla kushtet për të mundësuar aplikimin online të maturantëve?

Po. Ne kemi 3 laboratorë informatike, kemi internet në shkollë etj. Domethënë ne i plotësojmë të gjitha kriteret dhe u japim mundësinë maturantëve për të aplikuar në këtë mënyrë.



Pse duhet të jetë online dhe jo me fletë?

Shmang vonesat në mbledhjen e fletëve. Ka mundësinë e korrigjimit të gabimeve etj. Nëse maturanti ngatërron diçka, e korrigjon direkt, ndërsa në fletë ishte i detyruar që ta linte ashtu siç e kishet plotësuar. Plus që database është i sigurt dhe nuk mund të hyjë kushdo për të bërë plotësime. Tani është më e thjeshtë, nxënësi aplikon në mbikqyrjen e mësuesit kujdestar, i cili e orienton. Aq më tepër sot, që të gjithë maturantët dinë të përdorin komjuterin në mënyrë të përkryer.



Si e kanë pritur maturantët këtë zgjedhje të Ministrisë së Arsimit?

E kanë pritur shumë mirë, sepse ata janë shumë të dhënë pas informatikës. Gjithashtu, përveç çështjeve të mësipërme, zgjidhen edhe probleme kur nxënësit nuk mund të vijnë të aplikojnë se kanë ndonjë çështje shëndetësore. Ai nën mbikqyrjen e mësuesit kujdestar mund të aplikojë pa djegur vitin për pamundësi konkurrimi.



“Ndjehem më e sigurt para komjuterit se para një flete”

Ermelinda Hysa, maturante shprehet se ndjehet më e sigurt para kompjuterit sesa përpara plotësimit të një flete. Ermelinda shprehet se mësuesit u kanë shpjeguar se si duhet të aplikojnë, por ka ende paqartësi.



Duke qenë se kjo është një eksperiencë e re, si ju duket?

Për mua është një lehtësim shumë i madh.



Çfarë lehtësirash mendon se sjell ky aplikimi online në dallim nga ai me fletë?

Formulari me fletë që ishte vjet linte vend për gabime. Ndërsa formulari online na jep mundësinë që edhe nëse bëjmë gabime t’i korrigjojmë ato menjëherë. Me pak fjalë nuk mund të penalizohemi nga gabimet rastësore që mund të bëjmë. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme për ne, sepse na jep siguri. Unë për vete ndihem më e sigurt përpara kompjuterit se përpara fletës.



Po prindërit tuaj si e kanë pritur këtë ndryshim?

Tashmë, ata e dinë që me teknologjinë e re është më e lehtë se më parë.



E keni zgjedhur degën që do të vendosni preferencë të parë?

Po, Ekonomi Financë… Jam nxënëse me mesataren 10.







“Para komjuterit mund të llogarisësh pikët direkt online”



Edhe Xhoi Hysa, maturante, shprehet e kënaqur për këtë mënyrë të re aplikimi. Për të, ky është një avantazh që kanë maturantët e këtij viti. Ajo dëshiron të fitojë degën e Mjekësisë.



Xhoi, cili është mendimi juaj për zëvendësimin e aplikimit nga fleta, me kompjuter?

Ka mjaft avantazhe për një maturant që është paksa i stresuar nga provimet. Mund ta plotësosh gabim dhe mund ta korrigjosh në vend. Por një avantazh tjetër është se aty mund të llogaritësh edhe pikët, në bazë të koificientëve të shkollës, të cilat janë në database.



Cila është preferenca e parë, që do të rendisni në listën me 10 të tilla?

Preferenca e parë që kam zgjedhur është dega e Mjekësisë. Ndërsa kam menduar që preferencë të dytë të vendos Informatikën Ekonomike. Shkollën po e përfundoj me mesataren 10, ndaj, mendoj se do të fitoj degën që dua.



Po a dinë të gjithë maturantët të përdorin komjuterin?

Sigurisht që po. Jo vetëm që dinë të përdorin mjaft mirë kompjuterin, por dinë dhe mjaft programe të tjera specifike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi