Carl Orff në kërkim të një vendi më familjar
Sun 13 May 2012 - 2:21
Valeria Dedaj
Muzikali “Carmina Burana” (1936) e kompozitorit gjerman Carl Orff, rikthehet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë, më 18-20 maj, ora 19:00. Pas katër vjetësh reflektim koreografi Arian Sukniqi ka menduar ta sjellë në një gjuhë koreografike më bashkëkohore
Sukniqi ishte duke punuar dje me trupën e balerinëve, pra me një pjesë të kësaj vepre madhështore që do të ngjitë në skenë rreth 110 vetë. Ndoshta pas “Aidës” së Verdit, është vepra që i kërkon TOB-it më tepër angazhim.
Në rolet kryesore interpretojnë solistët këngëtarë: Erjona Gjyzeli, Erlind Zeraliu, Blerta Zhegu dhe i ftuar nga Kosova, këngëtari Safet Berisha. Solistë balerinë: Isida Mollaymeri, Sokol Zhugri, Elona Nallbani, Erlad Zela, Dion Gjinika, Suela Guri, Fatos Alla. Skenografia dhe kostumet janë realizuar nga Arlind Halili. Orkestra drejtohet nga Edmond Doko.
Në këtë bisedë, koreografi Sukniqi shprehet se katër vitet pas premierës absolute të “Carmina Burana”-ës, i kanë shërbyer për ta parë dhe riparë me kujdes veprën muzikore të Carl Orff-it, e cila përveçse është parë si një enigmë në historisë e muzikës që vjen nga epoka naziste, ka qenë për Shqipërinë në zonën e ndaluar të repertorit operistik.
“Carmina Burana” është një vepër mbi fatin. Ç’drejtim i jepni ju një teme kaq universale?
Sepse çdo gjë te “Carmina Burana” rrotullohet rreth fatit, kjo të jep mundësi dhe ide për të abstraguar. Çdokush nga ne e ka një rrotë fati të padukshme mbi kokë. Nëse ajo është e vendosur aty, ne jemi të destinuar në mënyrë të pavullnetshme t’i përshtatemi fatit tonë apo t’i nënshtrohemi atij. Pavarësisht se gjithmonë fati duhet kërkuar, jo gjithmonë vjen ashtu siç e do.
Me çfarë mundësish dhe idesh abstragoni ju? Përbëjnë ato të renë e kësaj rivënieje?
Duke qenë një vepër me muzikë pagane, një vepër që për shkak të biografisë së kompozitorit e ka parë skenën mjaft vonë, nga ana koreografike “Carmina Burana” kërkon një gjuhë neo-klasike ku shkrihen elementet bashkëkohore. Katër vjet pas vënies së parë në skenë, them se shfaqja vjen si rezultat i një reflektimi që kam bërë ndërkohë. E kam parë dhe riparë veprën, kam reflektuar për dimensionin vizual të ndryshëm që do të ketë këtë herë, e rikonceptuar, më e plotë e më bashkëkohore. Sepse nëse këngët në vepër nuk mbajnë një lidhje të caktuar me njëra-tjetrën, ne jemi munduar që çdo këngë ta “qepim”, kemi bërë që kjo lidhje e pjesës me pjesën të ketë një harmoni, jo vetëm nga ana vizuale, por edhe të ruajë një komunikim sa më të drejtpërdrejtë me publikun.
Si do ta përshkruanit rolin e muzikës së Carl Orff-it jo vetëm për gjuhën koreografike?
Kjo muzikë pagane me motive biblike, është shumë optimiste. Entuziazmin me të cilin hapet vepra, muzika e shpreh nëpërmjet një lajtmotivi të përbotshëm. Fraza e parë e Carmina Burana-ës është “O fortuna”. Një lloj ndjenje lehtësimi dhe besimi na bënë neve të mendojmë se ekzistojnë për njeriun destinacione më të mira në jetë. Muzika është si njëfarë treguesi për çfarë do të ndodhë më mbrapa.
Jeni vënë në krye të një trupe mjaft të madhe me balerinë e këngëtarë. Por mund të flisnit në veçanti për zgjedhjen e protagonistëve?
“Carmina Burana” kësaj here vjen me 110 personazhe. Të gjithë trupën artistike e kam përzgjedhur nisur nga rezultati që kanë dhënë në shfaqjet e viteve të fundit në TOB, dhe duke parë aftësitë që secili ka për të shprehur karaktere të caktuar të veprës.
Unë kam zgjedhur si protagonist një personazh i cili futet në një botë të egër, për të vazhduar jetën. Ai përpiqet me të gjitha mënyrat të kërkojë fatin e vet në ambiente të ndryshme pune, kabareje, bixhozi, në ambiente intelektuale dhe përsëri nxjerr një lloj përfundimi që e bënë atë të kuptojë se fati është nënshkruar për atë çfarë do të ndodhë. Ky është një trill që mban veprën deri në fund. Lufta mes së mirës dhe së keqes dominon gjatë gjithë shfaqjes. Kur një e mirë vjen, është gjithmonë e keqja ajo që e mban gjallë raportin. Kështu ndodh edhe te “Carmina Burana”.
Frymën e re të kësaj shfaqjeje e përcakton edhe niveli profesional që trupa ka në këtë moment. Kësaj radhe janë të tjerë solistë, të tjerë balerinë, ndryshojnë kostumet, skenografia po ashtu. E pandryshuar mbetet veç muzika e Carl Orff-it.
Keni hasur vështirësi deri tani?
Vështirësi të mëdha nuk ka pasur, pa përmendur atë lloj vështirësie me të cilën përballet dhe e përballon vetë çdo artist gjatë një procesi krijues. Ndërsa që kjo vepër është një rivënie në skenë, vetëm sa e shton përgjegjësinë e të gjithë trupës për ta përsosur ekzekutimin e saj e “Carmina “Burana”-ës.
Megjithatë mund të përmend se marrëdhënia e balerinëve me objektet ka qenë një moment i vështirë, sepse objektet konceptohen si personazhe më vetë. Por mendoj se do t’ia dalim më së mëri.
Ndihet mungesa e baletmaestrit Agron Aliaj?
Agron Aliaj është një pionier i baletit shqiptar. Kontributet që ka dhënë si krijues e bëjnë ta quash vërtet një mjeshtër të madh. Po punoj në TOB prej katër vjetësh si koreograf i teatrit dhe ndjej se megjithë mungesën e Aliajt, çdo gjë vjen një kohë që mund të shkojë në shtratin e vet. Unë i uroj maestros shërim dhe kthim të shpejtë.
Një simbol nga Rajhu III
Emri i Carl Orff-it (1895-1982) identifikohet me kompozitorin e “Carmina Burana”-ës, ndër më të njohurit kompozitorë gjermanë gjatë nazizmit. Dhe janë pikërisht lidhjet e tij me nazizmin që kanë ndikuar gjykimin për veprën e tij.
Për kompozimin e “Carmina Burana”-ës, Orff-i u bazua në dorëshkrimin gjerman të shek.13 që përmban këngë dhe gjashtë pjesë fetare, shkruar nga poetë endacakë në Europën perëndimore gjatë shek.10-13, të njohur si “goliardë”. Përmbledhja “Carmina Burana” është quajtur ndryshe edhe dorëshkrimi Benediktbeuern, sepse është gjetur (më 1803) në manastirin benediktin që mban të njëjtin emër, në Bavari. Dy pjesët e dorëshkrimit, megjithëse janë shkruar në të njëjtën kohë, kanë qenë të ndara. Këngë, lirika me rimë kryesisht në latinisht dhe pak gjermanisht, që ndryshojnë në temë dhe në stil, që i kushtohen pijes, dashurisë, lirika pastorale, satira ndaj kishës. Disa prej këtyre poemave u kompozuan nga Carl Orff-i e që sot njihen si kantata Carmina Burana (1937), për orkestër, kor e tre solistë. Subjekti i saj është njeriu i gjendur në mes të udhëkryqit të së mirës dhe së keqes, në mëshirë të fatit dhe në përballje me krijesa të mbinatyrshme për të arritur dashurinë e jetës. Ky është një njeri i pafajshëm, i padjallëzuar që ka shumë pak kontakte me botën njerëzore. E shikon veten gjithmonë të shtyrë drejtë frymës pozitive, që vazhdon të kërkojë e të rrezikojë për dashurinë e jetës. Por ai gjatë gjithë kohës ballafaqohet me çmendurinë që ndjek zhvillimi i shoqërisë.
“Carmina Burana” u shfaq premierë më 1937 në Frankfurt mbi Majn. Ajo mori gati statusin e një embleme për Rajhun e Tretë, si “muzikë që koha jonë kërkon”.
Performanca e dytë ishte në vitin 1940 në Drezden. Megjithëse Orff-i do të kalonte nëpër procesin e gjykimit të bashkëpunëtorëve të nazizmit e do të dilte “i larë” prej andej, muzika e tij nuk u ndalua por ajo nuk e pati të natyrshëm kontaktin me publikun në vitet pas LDB-së.
Orff-i kompozoi më 1949 “Antigonë”, frymëzuar nga përshtatja që Friedrich Hölderlini i kishte bërë tragjedisë së Sofokliut, “Edipin” dhe “Prometeun” më 1968. Ai e mbylli karrierën me kompozimin “Komedia e fundit të kohës”. Gjithsesi “Carmina Burana” sot është pjesë e repertorit të skenave botërore të operës.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi