Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Sekreti i njerëzve të lumtur Empty Sekreti i njerëzve të lumtur

Tue 15 May 2012 - 11:11
Sekreti i njerëzve të lumtur 54391Njerëzit e lumtur nuk vajtojnë për të kaluarën, e pëlqejnë veten në të tashmen dhe dëshirojnë të arrijnë synime në të ardhmen, ndërsa ekspertët e quajnë këtë shkathtësi dhe perspektivë të balancuar të kohës. Nëse edhe shikimi juaj i kohës është i tillë, ka shumë të ngjarë që të jeni persona të lumtur.

Ekipi i shkencëtarëve nga San Francisko ka përcaktuar që perspektiva e balancuar e kohës është kyç që personi të ndihet sa më i kënaqur dhe më i lumtur. Rezultatet janë publikuar në revistën “Journal of Happiness Studies”.

“Nëse në ndonjërën prej tri kohëve fokusoheni më shumë se ç’duhet, bëheni më pak të kënaqur dhe jo të lumtur”, ka deklaruar udhëheqësi hulumtimit, profesor Ryan Howell.

Në shikim të parë duket që është shumë e thjeshtë të përcaktohet ekuilibri kohor, por nuk është aq e thjeshtë. Mund të duket sikur e keni njësoj të rëndësishme të kaluarën, të ardhmen dhe të tashmen, por sigurisht që të paktën një herë keni ndier keqardhje për diçka, njerëzit e lumtur nuk e bëjnë këtë gjë.

Nëse jeni shumë të fokusuar më shumë në një zonë të kohës, bëheni të kufizuar në situata të caktuara. Për të arritur që të reagoni si duhet në çdo situatë keni nevojë për fleksibilitet, ndërsa personat që kanë arritur të balancojnë perspektivën kohore e arrijnë këtë.

Nuk ka asgjë të keqe në rikujtimin e momenteve të bukura dhe të këqija të së kaluarës, por nuk është mirë që të kaloni shumë kohë duke menduar për to, pasi lëshoni nga dora të tashmen. Nuk ka asgjë të keqe që ta jetoni momentin, por po të jetoni kështu çdo ditë mund t’ju kushtojë në suksesin tuaj.


(ar.si/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi