Topalli e dashuruar me “Presidentin”
Tue 15 May 2012 - 16:22
Pas kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, një dyzinë ekspertësh për “kurimin” e imazhit të saj publik. Edhe pse njoftimet dhe komunikatat për shtyp shpesh herë janë shoqëruar me gafa të rëndë përsëri kuptohet se stafi i saj për marrëdhëniet me mediet janë profesionalë. Kjo kuptohet nga mbulimi i çdo aktiviteti, ku veçohet cilësia e fotove.
Por, Topalli e ka kaluar pak sa cakun pasi vazhdimisht është përpjekur në çdo formë që Kuvendi të identifikohet me fytyrën e saj. Kjo duket qartë nëse vizitoni faqen zyrtare të Kuvendit (http://parlament.al/). Çdo njoftim për shtyp apo aktivitet që ka lidhje me Topallin postohet në këtë faqe. Por nëse e klikoni për ta lexuar të plotë, atëherë automatikisht do të drejtoheni në një faqe tjetër (http://kryetari.parlament.al/). Kjo në fakt është një nën faqe e Kuvendit të Shqipërisë.
Ajo është një kopje e faqes së Shtëpisë së Bardhë (http://whitehouse.gov/). Kjo vërehet nga krahasimi i imazhit dhe dizajnit të dy faqeve, të Topallit dhe presidentit të SHBA-ve, Barak Obama. Kjo mund të jetë një koecidencë apo një përzgjedhje me kritere të tjera vlerësimi, por në një kohë kur brenda 24 korrikut Kuvendit duhet të zgjedhë presidentin e ri, atëherë kjo merr konotacion tjetër. /F.S/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi