Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Doni të jeni joshës dhe sensual, konsumoni kos Empty Doni të jeni joshës dhe sensual, konsumoni kos

Wed 16 May 2012 - 19:07
Sensualiteti dhe bukuria kanë shumë të përbashkëta. Dietologët mendojnë se ekziston një ushqim që mund të ndikojë paksa në të dyja këto element të paraqitjes. Disa studime kanë treguar se vetëm duke ngrënë kos, do të jeni në gjendje për të përmirësuar pamjen fizike, duke rritur tërheqjen ndaj seksit të kundërt dhe madje edhe përmirësimin e pjellorisë. Zbulimi erdhi fare rastësisht, nga disa studiues të cilët kishin bërë disa kërkime në lidhje me potencialin e vlerave ushqyese të kosit në luftën kundër obezitetit. Studimi fillimisht është bërë tek kafshët. Sipas studiuesve, Eric Alm dhe Susan Erdman nga Massachusetts Institute of Technology (Boston), kosi bërë minjtë potencialisht më tërheqëse. Dijetarët në fjalë kanë ushqyer dy grupe të minjve, gjithsej 40 meshkuj dhe 40 femra, me një dietë normale dhe të tjera me të njëjtën dietë për të cilat ishte shtuar një pjesë e vogël e kosit me vanilje.

U vu re se tek minjtë që ishin ushqyer me kos lëkura ishte më e mirë dhe pjelloria më e lartë. Edhe pse deri tani asnjë studim nuk është kryer te njerëzit, studiuesit argumentojnë se dieta në fjalë mund të japë rezultate mahnitëse në pjellshmërinë njerëzore.

“Kur pashë atë lëkurë të butë, vendosa ta përfshijë kosin në dietën time”, tha doktor Erdman pasi pa rezultatin e këtij studimi tek minjtë. Pra, duke shtuar kos në vaktet tuaja ju mund të përfitoni sensualitet, joshje dhe mbi të gjitha pjellorinë. Nuk bëhet fjalë vetëm për kosin me prejardhje shtazore, por dhe jogurt.

l.xh/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi