Disa këshilla gjatë skuqjes me vaj
Thu 17 May 2012 - 15:52
Vaji është një asortiment i paevitueshëm në gatim. Sa është i shijshëm në ushqim, po aq është edhe i sikletshëm gjatë gatimit, si p.sh. nga era e fortë që liron, apo forca përcëlluese kur të cirkon, etj..Prandaj, ne po ju japim disa këshilla se si të gatuani me vaj duke evituar bezdisjet që krijohen prej tij.
1- Heqja e aromës së vajit të djegur gjatë gatimit
Nëse dëshironi të skuqni patate në tigan apo fritezë dhe nuk doni që të mbajë e gjithë shtëpia era vaj të skuqur, hidhni në vaj disa pika esencë vaniljeje dhe era e keqe do të zhduket si me magji.Nëse nuk keni esencë vaniljeje, në vend të saj mund të përdorni kërcej majdanozi, të cilët i vendosni në tigan apo fritezë.
2 – Evitimi i kërcitjes së vajit gjatë skuqjes
Nëse nuk doni që të vaji të kërcasë gjatë skuqjes, fillimisht hidhni pak kripë ose miell në tigan, dhe pastaj vazhdoni të skuqni ushqimet.
3 – Evitimi i ngjitjes në tigan gjatë skuqjes
Për të evituar ngjitjen në tigan gjatë skuqjes, sidomos gjatë skuqjes së peshkut, ju këshillojmë që të hidhni kripë në vajin që do të përdorni për skuqje.
4 – Sekretet e një vaji të mirë
Për t’u siguruar se vaji që përdorni për skuqje është i mirë dhe nuk do të dëmtojë shëndetin tuaj, duhet të mësoni disa “sekrete” të vogla rreth tij. Vaji nuk duhet të nxjerrë tym kur nxehet dhe as të nxjerrë flluska. Gjithashtu, ai nuk duhet të jetë i turbullt.
5 – Si të pastroni nga vaji5 – Si të pastroni nga vaji
Gjatë kohës të skuqjes mund t’ju ketë rastisur disa herë që vaji t’ju kërcejë apo pikojë diku. Kudo që ai të pikojë, pastrimi me copë të lagur nuk është aspak metoda e duhur. Ajo çfarë duhet të bëni në raste të tilla është që të hidhni mbi vaj miell, e lë miellin për pak kohë derisa të thithë të gjithë vajin, dhe pastaj mund të bëni larjen me copë të lagur dhe të shkumuar. Përdorimi i miellit për pastrimin e enëve (tiganit) nga vaji i skuqur është gjithashtu mjaft efikas. Në raste të tilla këshillohet që enën ta vini të ziejë me ujë dhe pak miell të tretur në të. Mielli i tretur në ujë do t’i përthith mrekullisht të gjitha yndyrnat e enës.
6 – Shuarja e flakëve të zjarrit nga vaji
Megjithëse urojmë që të mos ju ndodhë asnjëherë, gjithsesi këshilla duhet patur parasysh për çdo të papritur. Në qoftë se e harroni tiganin me vaj në sobë të ndezur dhe ai merr flakë, mos i hidhni ujë për ta shuar, pasi do ta përkeqësonit gjendjen. Përpiquni t’i shuani flakët me një kuvertë të vjetër dhe nëse do të arrini që ta lagni kuvertën, do të ishte akoma më mirë. Por, mos harroni! …Në raste të tilla nuk duhet t’ju pushtojë paniku. (LajmeShqip.com)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi