Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Njeriu pa gjymtyrë përshkon botën me not Empty Njeriu pa gjymtyrë përshkon botën me not

Thu 17 May 2012 - 17:27
Njeriu pa gjymtyrë përshkon botën me not Le-nouveau-depart-de-Philippe-Croizon_article_main1337268268_thumb_baza2237_150Një francez që ka humbur të katërta gjymtyrët e tij në një aksident të ndodhur pothuajse dy dekada më parë, ka nisur të përmbushë një sfidë të pabesueshme, atë të notimit midis pesë kontinenteve.Philippe Croizon nisi aventurën e tij ditën e enjte duke notuar nga Papua Guinea e Re në Indonezi, një distancë prej 20 kilometrash, shoqëruar nga notar i distancave të gjata, Arnaud Chassery dhe një vendas që u solidarizua me garën e tyre. Croizon, i cili përdor protesta plastike, të projektuara në atë mënyrë që të bëjnë më të lehtë notimin, përshkoi distancën në shtatë orë e gjysmë.
Ai humbi të katërta gjymtyrët si rrjedhojë e frakturave të shumëfishta pasi ra nga çatia e banesës së tij, ku ishte ngjitur për të rregulluar antenën e televizorit. Ndërsa po rregullonte antenën, një rrymë elektrike prej 20 mijë voltësh iu shkarkua në trup, duke i pushuar zemrën, por një tjetër rrymë e dytë në rënien nga çatia riktheu zemrën e tij në funksionim.
Në impaktin me tokën ai kishte pësuar djegie të rënda dhe fraktura të panumërta, por arriti që kundër të gjitha gjasave të mbijetonte.
”Ishte shumë e vështirë”, deklaroi i gjymtuari në mbërritje në Indonezi. “Prisja ta përshkruaja distancën në gjashtë orë, por na u desh një orë e gjysmë shtesë, pasi nuk i kisha parashikuar rrymat e fuqishme kundër”, tha Croizon.
Aventura e tij duhet të kishte nisur që në fillim të javës, por u detyrua të qëndronte disa ditë shtesë në Papua, në pritje të marrjes së vizës indoneziane.
Në vitin 2010, ai u shndërruar në njeriun e parë pa gjymtyrë që arrinte të kalonte kanalin 34 kilometra midis Francës dhe Anglisë, diçka që në të gjithë historinë kanë arritur ta realizojnë vetëm 900 persona, shumica e të cilëve notarë të zgjedhur.
Së shpejti, Croizon do të notojë në Gjirin e Akabës në Jordani, në brigjet egjiptiane në qershor, përpara se në korrik të përshkojë distancën nga Gjibraltari në Marok. Në gusht, i gjymtuari do të mbyllë turin e tij të pabesueshëm, duke notuar në ngushticën e Beringut, atë që lidh Alaskën me Rusinë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi