Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Rinia jone ku po shkoni !!? Empty Rinia jone ku po shkoni !!?

Sat 19 May 2012 - 17:27
Message reputation : 100% (1 vote)
Rini e nderuar!
Nuk di se si ta filloj me ty biseden, dhe nuk di se si t’i përçoj tek ti ndienjat e mia! Me të vërtetë që ato janë ndienja të ndërlidhura dhe shqisa të ndryshme, disa herë nga dashuria apo kujdesia për ty, e disa herë si këshilla dhe udhërrefime për ty.

Mund të thuash: Kush je ti që po bën rolin e këshilluesit dhe udhëzuesit?
Unë të them: A nuk mjafton se jam dashamir? A nuk është dashamiri ai i cili frikësohet për dashamirin e tij dhe i dëshiron jetë të lumtur? A nuk është dashamiri ai i cili bën sakrifica në shërbim të dashamirit të tij duke i afruar atij atë që ka nevojë, pa marrë parasysh pengesat dhe vështërsitë në këtë rrugë? A nuk është dashamiri ai i cili i dëshiron dashamirit përparim-prioritet dhe ngritje të vazhdueshme? Ateherë pse po çuditesh nga unë, edhe pse jam rini sikur ti, që të dhuroj fjalët dhe ndienjat e mia ty?!
Përse e refuzon këshillën time, kur nuk jam në këtë gjendje pos për shkak tëndin?
Vëlla i nderuar! Vështrova në gjendjen aktuale të shumë të rinjve pashë shumë çudira. Kam parë përparim në mëkate dhe gjëra të urryra, përpjekje në arritjen e epsheve, shpejtësi në realizimin e kënaqësive të përkohshme dhe pavëmendësi dhe largim nga Allahu dhe mirësitë e Xheneteve.
Mëkatet, vëlla, kanë përfundime të shëmtuara dhe mbyllje të këqija. Ato e prishin zemrën dhe i shkaktojnë asaj sëmundje dhe defekte, e ndodh që arrin deri në mbytjen e zemrës e që fundi të jetë shumë i dhembshëm.
Mëkatet rezultojnë në veçim të robit dhe largim nga Zoti i tij, dhe kështu robi nuk është afër Krijuesit të tij, por i larguar largë në varësi të mëkatit të tij.
Mëkatet sjellin mërzitje dhe shqetësime, strese dhe rrëzim të vendit dhe nderit te Allahu i Madhëruar.
Mëkatet të prishin arsyetimin, të ndalojnë suksesin, të mbulojnë të vërtetën, shkaktojnë armiqësi dhe urrejtje mes krijesave, ndalojnë pranimin e lutjes dhe heqin bereqetin nga rrisku dhe nga jeta.
Mëkatet i japin pushtet armikut ndaj mëkatarit, dobësojnë trupin sa që nuk ke mundësi t’u bësh ballë atyre, çrregullojnë të arsyetuarit, vërbojnë të pamurit, largojnë turpin dhe xhelozinë, sjellin përçmim dhe vështirësi në jetë, të ndalojnë nga dija e dobishme e cila është rruga e shpëtimit dhe çelsi i suksesit.
Ti vëlla, mund të thuash: Përse po na veçon ne me këtë fjalim, kur ne nuk jemi veçse një pjesë e kësaj shoqërie dhe një nga degët e saj?
Them: Sepse ne të rinjtë jemi shumica dërmuese nga e cila përbëhet shoqëria jonë, pasi që ne përbëjmë më shumë se 60 % të saj.
Dhe sepse pjesa e rinisë është pjesa më e rrezikshme e shoqërisë dhe më ndikuesja në të. Me rregullimin e rinisë rregullohet e tërë shoqëria dhe me prishjen e rinisë prishet e tërë shoqëria.
Ju drejtohem juve me këto fjalë së fundi sepse mëkatet janë të shumta në mesin e rinisë, sa që disa të rinj përpiqen të gjejnë justifikime që të arsyetojnë mëkatet dhe bëjnë sikur harrojnë se vdekja vjen papritur dhe se ata do të kenë kohë të pendohen, edhe nëse i zgjatet jeta.
E sa të shëndoshë kanë vdekur pa qenë të sëmurë!E sa të sëmurë kanë jetuar edhe për shumë kohë?!
Ti djalosh mund të thuash: Cilat janë ato mëkate që bëhen më shumë nga rinia?
Të them: Kjo pyetje nga ti është me vend, sepse ka qenë Hudhejfe ibën el Jeman (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i cili e pyeste Pejgamberin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për të këqijat nga frika e rënies në to. Dhe unë do të rikujtoj ty disa nga këto kundravajtje në të cilat bien shumica e të rinjve, duke treguar gjithashtu rrezikun dhe pasojat e tyre të padëshiruara, në mënyrë që të rinjtë të tregojnë kujdes ndaj tyre dhe të pendohen tek Allahu për to.
gentleman
gentleman
n'Progres
n'Progres
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
<b>Postime</b> Postime : 64
<b>Hobi</b> Hobi : gocat :)
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në brendësi të Lëkurës sate
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 07/02/2012

Rinia jone ku po shkoni !!? Empty Re: Rinia jone ku po shkoni !!?

Sun 23 Sep 2012 - 15:03
oooooooooooo ja kan msy gurbetit skan ma libra as stilolapca duhet te ikim te bejm lek.. se mendojm se pa kok nuk vin leket.. por mendojm se na presin bankat tek dera e baneses si te shkojm ne perendim
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi