Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Falja e tradhtisë! Empty Falja e tradhtisë!

Sun 20 May 2012 - 2:36
Femrat janë më të predispozuara të falin aventurat e partnerit të tyre, sipas një studimi të publikuar në revistën Psychological Science. Si arritën shkencëtarët në këtë
konkluzion? 500 çifteve ua shpërndanë disa pyetësorë, në lidhje me tradhtinë në çift, dhe kuptuan që arsyet për të cilën femrat dhe meshkujt janë të shqetësuar nga aventurat e seksit të kundërt janë shumë të ndryshme.Sipas studimit, femrave nuk i pengon aq shumë fakti qe partneri i tyre ka bërë seks me një femër tjetër, por i
shqetëson fakti që mund të ketë një lidhje emocionale me femrën tjetër, gjë që mund ta mbyllë lidhjen me to. Meshkujt, përkundrazi, nuk mendohen tek implikimi emocional të cilin mund ta ketë partnerja tyre me një person tjetër, por i shqetëson fakti që mund të ketë raporte seksuale me meshkuj të tjerë.

Hulumtimi tregon që mbi 75% e femrave do i jepnin një mundësi të dytë partnerit në qoftë se ky do i tradhton. Meshkujt, surprizë ose jo, nuk besojnë në mundësinë e dytë, thonë që në qoftë se partnerja i tradhtoi një herë do e bej dhe herën e dytë dhe të tretë (vetëm 23% nga meshkujt e pyetur u përgjigjën që do i falnin një aventurë partneres).

Meshkujt, “skllevërit” e biologjisë së tyre?!

Pse tradhtojnë meshkujt? Shumë prej tyre thonë që nuk do e bënin, por janë „skllevërit” e biologjisë së tyre? T’i besojmë? „Kështu funksionon gjenetika jonë”, thotë një mashkull 32 vjeçar. „Historikisht, mashkulli duhej të shpërndante „farën” me sa më shumë femra që të sigurojë vazhdimësinë e specieve. Por kjo nuk domethënë që ne nuk mund të kontrollohemi.

Është një luftë e përhershme midis moralit dhe mënyrës në të cilën jemi të ndërtuar”, shton ai. Pak a shumë femrat dhe meshkujt, tradhtojnë për arsye të njëjta, më e shpeshta është : „kërkoj në vend tjetër atë që nuk kam në shtëpi”. Për këtë nuk është i fajshëm vetëm njëri nga partnerët, por të dy.

Interesant është dhe opinioni i një mashkulli i cili është i martuar qe 4 vjet, dhe i cili e ka tradhtuar gruan me një shoqe pune, edhe pse nuk ishte me „qëllim”, siç thotë ai: „Shoqja e punës nuk kishte trup 90-60-90, por i pëlqente të flirtojë dhe më jepte shumë vëmendje, gjë që më bënte të ndihem jashtëzakonisht mirë.

Është shumë vështirë t’i rezistosh një provokimi të tillë, aq më shumë që atëherë kur veja në shtëpi, subjektet më të rëndësishme për të folur ishin faturat për të paguar dhe se sa të stresuar jemi…” Sado e zhgënjyer të jesh nga dashuria, nuk duhet të flasësh në përgjithësi – t’i fusësh tërë meshkujt në një thes. J

o tërë meshkujt tradhtojnë, siç jo tërë femrat „shkelin shtrembër’, sepse edhe pse bëjmë pjesë nga e njëjta specie, jemi të ndryshëm mes nesh. Edhe në qoftë se të tradhtoi, do i japësh një mundësi të dytë?

Me siguri një gjest i tillë të demoralizon, të vret, mbase anulon gjithçka që ka qenë e bukur ne lidhjen tuaj ose mbase ti e do akoma dhe mendon që lidhja juaj mund të vazhdojë më tej, duke lënë mënjanë çka ndodhi. Varet vetëm nga të 2 partnerët. „Unë u hakmora me të dashurin tim pasi që më tradhtoi”, thotë një femër. „ E tradhtova me mikun e tij më të mirë. Isha shumë e lënduar dhe zgjodha hakmarrjen për ta parë dhe atë duke vuajtur. Më vonë u pendova për gjestin tim, sepse u tregova impulsive.”, thotë ajo.

Ata u ndanë sepse asnjëri nuk ishte në gjendje të kalojë mbi faktet që ndodhin. „Në qoftë se do mundja të ktheja kohën mbrapsht, do reagoja ndryshe, do i jepja një mundësi të dytë, sepse edhe unë kisha një pjesë të fajit”, shton ajo. “Një mundësi të dytë? ASNJËHERË!!!! Në qoftë se më tradhtoi një herë, me siguri do e bëj dhe herë tjetër.”, thotë një femër tjetër nga ato që kishin kompletuar pyetësorin.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi