Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Video shokuese,femiu ne lavatriçe lufton me jetën(video) Empty Video shokuese,femiu ne lavatriçe lufton me jetën(video)

Sun 20 May 2012 - 23:07
Video shokuese,femiu ne lavatriçe lufton me jetën(video) Re
Një amerikan i papërgjegjshëm me shaka e ka vendosur fëmijën e tij të vogël në një lavatriçe të madhe, gjë e cila për pak sa nuk i kushtoi jetën vogëlushit.

Makina e larjes së teshave ishte e një lloji që fillonte punën me të mbyllur derën çka bëri që nëna dhe babi të futeshin në panik. Rrotullimi i fëmijës disa herë në lavatriçe u regjistrua minutë pas minute në kamerat e sigurisë së lavanterisë.

Sipas Start, ngjarja ka ndodhur më 11 maj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është shpërndarë vetëm së fundmi në uebsajtet në internet. Në video shfaqet një nënë e re së bashku me bashkëshortin dhe fëmijën e tyre të vogël në një lavanteri. Babai i pakujdesshëm, i cili dëshiron të bëjë shaka, e vendos fëmijën në lavatriçe dhe i mbyll kapakun. Mirëpo, makina kishte një sistem që me të mbyllur derën hyn në punë e në këtë mënyrë filloi të rrotullonte edhe fëmijën bashkë me rrobat. Sado që u munduan të hapin derën e lavatriçes nëna dhe babai i shastisur, nuk ia dolën.

Në këtë mënyrë ata vrapuan për te personeli i lavanterisë. Ndërkohë që fëmija vazhdonte të rrotullohej, një punonjëse erdhi me shpejtësi dhe e fiku makinën e larjes. Pas hapjes së kapakut u pa që fëmija ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Babai duket se ka nxjerrë mësim se jo me gjithçka mund të bëhet shaka.




https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=xVlNVPcl0d8
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Video shokuese,femiu ne lavatriçe lufton me jetën(video) Empty Re: Video shokuese,femiu ne lavatriçe lufton me jetën(video)

Sun 20 May 2012 - 23:28
Wtf Idot!!!!

Zot jepu mend njerzve!
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Video shokuese,femiu ne lavatriçe lufton me jetën(video) Empty Re: Video shokuese,femiu ne lavatriçe lufton me jetën(video)

Sun 20 May 2012 - 23:33
O Allah , po cfare paskeni lene ne Toke o Allah !
Vini doren e merrni hak ....
cfare mekat
paska bere nje femije i ngrat :( .
Cfare njerezish te pakuptimte ....deme social !
Sponsored content

Video shokuese,femiu ne lavatriçe lufton me jetën(video) Empty Re: Video shokuese,femiu ne lavatriçe lufton me jetën(video)

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi