- LunaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11704
Vendndodhja : Iη sυηsεт
Anetaresuar : 14/10/2010
Juria ka vedosur fituesit e monumenteve për Zogun dhe Prishtinën
Mon 21 May 2012 - 19:26
Tiranë, 21 maj - Galeria Kombëtare e Arteve njofton publikun mbi rezultatet e konkursit që u organizua për përzgjedhjen e 3 monumenteve/shtatore kushtuar figurave historike të Ismail Qemalit, Ahmet Zogut dhe Hasan Prishtinës.
Juria e konkursit e krijuar në bazë të Urdhërit Nr.150 prot, datë 10.05.2012 të MTKRS, mbledhur në GKA në datat 12, 14, 15 Maj 2012, për përzgjedhjen e 3 monumenteve/shtatore kushtuar figurave historike të Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Hasan Prishtina, shpallur me Urdhërin Nr.91, datë 23.03.2012 të MTKRS, si dhe në bazë të kritereve dhe kërkesave të Shkresës së GKA “Për shpallje konkursi për monumentet / shtatore kushtuar figurave historike: Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Hasan Prishtina”, e përbërë nga Hektor Dule, Rubens Shima, Ali Oseku, Kaliopi Naska, Gjergj Bakëllbashi, Enton Derraj dhe Suzana Varvarica vendosi që konkursi për figurën e Ismail Qemalit të kalojë në një fazë të dytë ku pesë skulptorë të përzgjedhur mes njëzetë konkurrentëve të ripropozojnë edhe një herë bocetet për këtë monument. Skulptorët që do të vazhdojnë konkurrimin janë : Ilirjan Shima, Pjerin Kolnikaj, Idriz Ballani, Ardian Pepa dhe Veli Blakçori.
Për monumentet kushtuar figurave të Ahmet Zogut dhe Hasan Prishtinës juria mori vendimin, të cilin ia ka përcjellë Komisionit Ndërministror për Festimet e 100-Vjetorit të Pavarësisë. Ky komision do të bëjë shpalljen publike të fituesve të konkursit.
Galeria Kombëtare e Arteve njofton se bocetet pjesemarrëse në konkursin kushtuar figurave historike të Ismail Qemalit, Ahmet Zogut dhe Hasan Prishtinës, do të ekspozohen për publikun e gjerë në datat 22 dhe 23 Maj 2012, në sallën e ekspozitave, në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi