Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Deputetë që sillen si adoleshentë  Empty Deputetë që sillen si adoleshentë

Tue 22 May 2012 - 3:15
Message reputation : 100% (1 vote)
Andi Kanani

Jurist

Deputetët që votojnë për shokun, ka dy aspekte për t’u marrë në konsideratë. Fakti që janë të tmerruar të mungojnë se kjo detyrimisht do t’i penalizonte, i çon drejt veprimeve adoleshenciale ku për ta plotësuar do të duheshin dhe puçrrat e pubertetit, dhe kërkesa për t’u paraqitur në punë me prindin përdore. Kjo pjesë e karakterit që vetëm për t’i marrë me të mirë zotërinjtë “gënjeshtarë” do ta quanim rini e përjetshme, tregon më se mirë për mungesë të plotë personaliteti. Ne kemi zgjedhur të na prezantojnë në këto momente historike, fëmijë që lozin “politikash” në kohën që nuk e kanë të zënë me pasurim të padenjë. Ana tjetër për t’u marrë në shqyrtim, dhe për t’u vënë në evidencë, është fakti se nga këto veprime deputetët përfitojnë pagesë të pamerituar. Nëse prezenca e tyre jo reale shkakton vetëm vjedhje të qytetarëve, e shikoj me vend që numri i deputetëve të jetë më i ulët. Nëse është kaq e vështirë që të kontrollohen, atëherë le të jetë vetëm numri substancial prezent në sallë. Kësisoj le të paguhen vetëm ata pak njerëz që e kanë me seriozitet këtë funksion. Besoj se aktiv në parlament janë rreth 20 deputetë, e pse jo, kaq le të jetë dhe numri i të përzgjedhurve me votim. Si përfundim nuk mund të hiqem i habitur. E dimë mirë se sa vlerë ka prezenca ose jo e deputetëve në parlament. Vlerën e 0-s. Nëse mungon një zero, prapë zero ngelet rezultati përfundimtar.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Deputetë që sillen si adoleshentë  Empty Re: Deputetë që sillen si adoleshentë

Thu 5 Jul 2012 - 19:05
U rente pika!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi