Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Historia jonë e dendur me folklor Empty Historia jonë e dendur me folklor

Tue 22 May 2012 - 22:35
Historia jonë e dendur me folklor Heronjte-e-viagres-tre-300x200Valeria Dedaj

“Heronjtë e viagrës” janë heronj fiktiv të një shoqërie që gjithnjë ka vuajtur për të pasur udhëheqës shpirtërorë. Komedia epike e Bashkim Hoxhës, njëherësh regjisor i saj, trajton këtë fenomen të trashëguar nga tradita si shqetësim aktual. Vepra është prodhim i Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit që drejtohet nga Hoxha. Ai flet shkurt për projektin që do ta ketë premierën më 25 maj, ora 19.00.

Interpretojnë aktorë të Teatrit “Aleksandër Moisiu”, Ervin Doko, Eralda Caushi, Hysen Bashhysa, Xheni Fama, Sanie Hoti, Gjergj Doçi, Besmir Bitraku dhe nga Tirana është ftuar aktorja Adriana Tolka.



Kur e keni shkruar “Heronjtë e viagrës”?

Ka disa vjet që e kam shkruar këtë komedi epike, por tani u krijuan rrethanat për ta vënë në skenë, në sfondin e 100-vjetorit të Pavarësisë. “Heronjtë e viagrës” ka në fokus mënyrën se si ne i përzgjedhim heronjtë. Po ta thosha me fjalët e një personazhi, pak a shumë është kjo: “Mos guxo të vdesësh nga dashuria, sepse nuk ka asnjë shans të bëhesh hero. Ne të gjithë heronjtë i kemi me pushkë e me jataganë dhe pastaj presim një fat paqeje.”



Kjo satirë i drejtohet historisë apo realitetit aktual?

Historia është disi groteske. Në një qytet provincial shteti fillon protokollin për një hero. Ka mbërritur lajmi i vrasjes së ushtaraku tonë me mision në një vend të Lindjes së Mesme. Shtetarët alarmohen që kjo ngjarje të mos demoralizojë të tjerët që duhet të ndjekin rrugën e heroit, shfaqen poetët që glorifikojnë realitetin, shfaqen vajtojcat për “vajtimin kombëtar”, shfaqen zyrtarët për të mbajtur fjalime etj.. Ngrihet një ritual fals që papritur shembet kur mësohet se qëndron e vërteta për këtë vrasje. Ushtaraku nuk është vrarë në vijën e frontit, por ka vdekur nga mbidoza e viagrës duke bërë dashuri me një pacifiste nga Norvegjia. Atëhere shteti, vajtojcat, poetët ndihen të turpëruar dhe trupi i të ndjerit braktiset nga të gjithë.

Mënyra skematike se si ne e krijojmë historinë ku më shumë ka folklor apo interesa politike të ditës, dhe konflikti që qëndron midis realitetit dhe manipulimit të këtij realiteti, janë në shënjestër të komedisë “Heronjtë e viagrës”.



Përveçse autori, ju edhe e vini veprën në skenë, është regjia juaj e parë?

Kjo është hera e parë që unë vë në skenë një nga pjesët e mia. Qëllon që të jetë pjesa e pesëmbëdhjetë e vënë në skenat e Shqipërisë. Unë ju ftoj të shikoni shfaqjen për të folur më konkretisht.



A nuk përbën konflikt interesi që ju të prodhoni një vepër tuajën edhe si regjisor me teatrin që drejtoni?

Konflikti i interesit lind kur hyjnë në mes financimet publike. Në këtë rast, kur punohet vetëm më rrogat, pa shpërblime shtesë, nuk besoj se shtrohet një çështje e tillë. Pastaj, unë si drejtor teatri jam emëruar për të punuar me të gjithë cilësitë që mund t’i ofroj Teatrit “Aleksandër Moisiu” me formimin dhe e përvojat e mia. Askush nga regjisorët nuk ka paraqitur ndonjë projekt të dramaturgjisë shqipe, pa financime shtesë në këtë vit jubilar dhe ne nuk mund ta linim teatrin pa punë, për faktin se nuk ka financime projektesh dhe shpërblime të veçanta artistike. Nga pikëpamja e menaxhimit, ne, me punën pasionante të të gjithë trupës profesioniste evitojmë boshllëkun e pritjes dhe i shtojmë një shfaqje më shumë skenës sonë. Nga pikëpamja artistike ne sjellim një krijim të punuar me pasion.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi