Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Amvisat, më pak të lumtura se femrat në punë Empty Amvisat, më pak të lumtura se femrat në punë

Wed 23 May 2012 - 13:53
Amvisat, më pak të lumtura se femrat në punë Nene-femijet-stres


Nënat që qëndrojnë në shtëpi nuk janë po aq të lumtura sa ato që janë në punë sipas një studimi të fundit të Gallup.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës amvisat janë më të shqetësuara, më të trishtuara, më të stresuara dhe më të nervozuara se femrat që kanë një punë. Studimi ka përfshirë 60799 femra të moshës 18-64 të zgjedhura rastësisht. Ato u morën në telefon nga kompania në periudhën 1 janar-31 prill të vitit 2012.

Shqetësimi, trishtimi dhe stresi ishin të pranishme në përqindje më të madhe tek amvisat, ndërsa kur u pyetën për emocionet pozitive, 91% e të punësuarave u shprehën se ishin të lumtura në krahasim me 86% të femrave pa punë.

Dr. Robi Ludwig, një psikoterapiste në Nju Jork, tha për një emision televiziv amerikan: “Izolimi është vrastar. Qëniet njerëzore nuk duhet të qëndrojnë vetëm. Sa më shumë të jemi vetëm aq më shumë i shikojmë me lupë gjërat që nuk shkojnë në jetën tonë.”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi