Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Telashe të tjera për Xhon Travoltën Empty Telashe të tjera për Xhon Travoltën

Fri 25 May 2012 - 2:10
Së fundmi, ai është akuzuar nga disa meshkuj për sulme seksuale, por ditët e fundit, Xhon Travolta e ka gjetur veten në faqen e parë të një reviste i veshur si femër.Revista “National Enquirer” thekson se fotot nga janë marrë nga asnjë prej filmave të Travoltës, por janë personale.Travolta shfaqet në foto veshur me një fustan të bardhë me një rrip ngjyrë kafe, vëthë dhe varëse me perla.Pamja femërore e Travoltës duket e kuruar në detaje, madje mban veshur edhe një palë reçipeta poshtë fustanit, fytyrën e ka të trukuar dhe në kokë mban një paruke bjonde.Revista ngul këmbë se fotot janë marrë nga një festë që aktori ka organizuar në vitin 1997, gjashtë vjet pas martesës me Keli Preston.

Revista thotë se gruaja e Travoltës e ka ditur prej vitesh tendencën e tij, por është mësuar të jetojë me këtë gjë.


Travolta me te shoqen, Keli Preston

Sipas një burimi të revistës, një nga shoqet e afërta të Kelit, ajo ishte mësuar me jetën e dyfishtë të të shoqit prej vitesh, por bërja publike e këtij fakti ditët e fundit e ka shkatërruar tërësisht.

Natyrisht nga dalja në dritë e këtyre fotove do të preken edhe fëmijët e aktorit, Ela 12 vjeçe dhe Benjamin 18 muajsh.

New York Daily News raporton sot se njërit prej masazhuesve që akuzoi Travoltën për ngacmim i janë ofruar 125 mijë dollarë për të mbyllur gojën. / G.N.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi