Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Selanik, përfundon viti mësimor i gjuhës shqipe, 2011-2012 Empty Selanik, përfundon viti mësimor i gjuhës shqipe, 2011-2012

Mon 28 May 2012 - 16:00
Selanik, përfundon viti mësimor i gjuhës shqipe, 2011-2012 54852SELANIK
- Dje u zhvillua ceremonia e mbylljes së vitit shkollor 2011-2012, të
të mësimit të gjuhës shqipe nga fëmijët shqiptarë që jetojnë në Selanik
të Greqisë.

Nën kujdesin e Shoqatës së emigrantëve “Nënë Tereza”
Selanik, viti akademik 2011-2012 ishte i teti vit i mësimdhënies së
gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë, nga mësues
vullnetarë, të diplomuar në Universitetet shqiptare.

Dje morrën
dëshmitë e përfundimit të këtij cikli mësimor, 92 fëmijë. Këta nxënës
çdo të diel, në vend të pushimit zgjodhën të mësojnë gjuhën dhe
historinë shqipe, si një domosdoshmëri për identitetin e tyre kombëtar
dhe dygjuhësinë. Pjesa tjetër e nxënësve (rreth 20 prej tyre) e
ndërprenë kursin për arsye të ndryshme, ku më kryesorja ishte kthimi
familjarisht për në Shqipëri.

Cikli mësimor i gjuhës shqipe ka
filluar në Selanik në prill të 2004, çdo të dielë, 11.30-13.00 pranë
Fakultetit Pedagogjik të Universitetit "Aristotelis" në Selanik, me
iniciativën e shoqatës së emigrrantëve “Nënë Tereza” në Selanik dhe pa
asnjë ndihmë nga shteti.

Një staf mësuesish të përkushtuar kanë
qenë pranë nxënësve çdo të diel, vullnetarisht, për t’iu mësuar atyre të
shkruajnë e të lexojnë gjuhën shqipe, historinë dhe gjeografinë e
vendit tonë të dashur.

Ceremonia e përfundimit të vitit shkollor
u organizua në pikën turistike të Pozarit, në qytetin e Arideas, ku së
bashku me nxënësit ishin edhe prindërit e tyre, motrat e vëllezërit. Pas
ekskursionit dhe lojërave në natyrën e bukur, me emocione dhe
duartrokitje vogëlushët dhe fëmijët e moshave më të mëdha morrën
dëshmitë nga mësuesit e tyre, si një kujtim për punën e bërë, por
ndoshta edhe si një dokument për të ardhmen. Fotografitë fiksuan këto
momente të mrekullueshme për fëmijët, prindërit dhe mësuesit e tyre.

Ata
do të takohen sërish së bashku në tetor të këtij viti, kur të fillojë
viti shkollor me më shumë nxënës, duke shpresuar për mbështetje sado të
vogël nga shteti shqiptar, të paktën në tekste mësimore, që edhe këta
fëmijë të mësojnë abetaren që do të kenë në duar gjithë fëmijët
shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Selanik, përfundon viti mësimor i gjuhës shqipe, 2011-2012 Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi