Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rona kthehet si ‘mbretëreshë’ nga Azerbajxhani Empty Rona kthehet si ‘mbretëreshë’ nga Azerbajxhani

Tue 29 May 2012 - 14:52
Këngëtarja shqiptare Rona Nishliu është kthyer nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, në kryeqytetin shqiptar Tiranë. Menjë flamur kombëtar në dorë, Rona është pritur me nderime të larta në Aeroportin e Rinasit në Tiranë.Në një deklaratë për media, Rona tha se është përpjekur që në Eurovision të jap gjithçka nga vetja dhe gjithë mbështetjen e publikut shqiptar ta shndërrojë në performancë sa më të mirë.“Për neve është shumë e rëndësishmë që të kemi një përfaqësim dinjiitoz. Jam përpjekur që gjithçka të jetë e përgatitur në detaje dhe kënga të mirëpritet jo vetëm nga publiku shqiptar, por edhe më gjerë. Pavarësisht radhitjes, pavarësisht numrave, për neve ka qenë shumë erëndësishme që mbështetja që na dha publiku shqiptar ta kthejmë në një performancë sa më të mirë”, ka thënë Rona Nishliu.

Në garën e këngës evropiane, Eurovision, që u zhvillua në Baku të Azerbajxhanit, Rona Nishliu me këngën “Suus” me tekst nga vetë ajo dhe me muzikë të Florent Boshnjakut, u rendit e pesta, duke shënuar kështu suksesin më të madh të Shqipërisë në Eurovision.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi