Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Rezarta Shkurta: Dua të jem një plakë me plot rrudha Empty Rezarta Shkurta: Dua të jem një plakë me plot rrudha

Tue 29 May 2012 - 16:46
Rezarta Shkurta: Dua të jem një plakë me plot rrudha Rezarta-Shkurta-199x300
Këngëtarja Rezarta Shkurta, megjithëse është shumë e re, mendon se kur të plaket nuk do të bëjë asnjë ndërhyrje plastike, megjithëse nuk ka asgjë kundër ndërhyrjeve të tilla. Këtë e ka bërë të ditur në “Facebook” ku ka postuar një status e nxitur nga ndërhyrjet kirurgjikale që ka bërë aktorja e saj e preferuar Meg Ryan. “Pash disa foto të fundit të një ndër aktoreve të mia të preferuara, Meg Ryan. Për të kamufluar atë që koha do të bëjë me të gjithë ne, pra e kam fjalën këtu për rrudhat, nuk kishte lenë edhe ajo, si një pjesë e mirë e botës, pa i futur fytyrës së saj gjilpëra.
Edhe pse vetë nuk kam asnjë të tillë, unë nuk jam kundër operacioneve, por nuk e di, tek pash këtë aktore, për mua shumë unike dikur, tani e përgjithshme, me një portret as plakë, por as e re, vendosa se dua të jem një plakë me flokë të bardhë dhe plot e përplot me rrudha ”, – ka përfunduar Rezarta statusin e saj. Meqenëse mendojmë se është ende herët për këtë, i themi Rezit pas kësaj deklarate, “Kurrë mos thuaj kurrë”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi