- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Flame, virusi i fuqishëm kompjuterik
Thu 31 May 2012 - 13:48
TIRANE - Flame është një virus kompjuterik, për të cilin, Teherani thotë se i ka infektuar kompjuterët e tij dhe për të cilin, ekspertët e pavarur thonë se është virusi më i fuqishëm deri më sot. Virusi duket se paraqet një përshkallëzim të madh në luftën kibernetike dhe disa qeveri, që janë të shqetësuara në lidhje me programin bërthamor të Iranit, dyshohet se po tentojnë, përmes këtij virusi, të sabotojnë përparimin e tij. Virusi infekton kompjuterat, me qëllim marrjen e informacioneve për përdoruesit, për të vjedhur informacionet sekrete dhe shkakton fshirje masive të të dhënave. Ai e bën këtë duke nuhatur rrjetin e trafikut, duke marrë pamjet kompjuterike, duke incizuar me zë bisedat, duke ndërprerë aktivitetin e tastierës. Të dhënat që mblidhen, i kalojnë krijuesit të virusit. Cilët kompjutera ka goditur dhe sa dëme ka shkaktuar në Iran, nuk dihet ende. Ekspertët iranianë e kanë zbuluar virusin në muajt e fundit në kompjuterat e Ministrisë së Naftës dhe të Kompanisë Kombëtare të Naftës, derisa zbulimi është bërë publik vetëm këtë javë, pasi Teherani ka kërkuar nga një agjenci e OKB-së ndihmë për të kryer hetimet. Agjencia ka kërkuar nga kompania ruse e antivirusëve Kaspersky Lab në Moskë për t’i hedhur një vështrim virusit dhe Lab publikisht e ka përshkruar atë si “një nga kërcënimet më komplekse të zbuluara deri sot”. Magnus Kalkuh nga Kaspersky Lab thotë se virusi mund të jetë zhvilluar pa u vërejtur për vite të tëra. Çfarë ka të re në lidhje me Flame? Flame bën me një virus, atë që luftëtarët kibernetikë është dashur ta bëjnë më parë, me një seri virusesh. Kjo plotësi do të thotë se mund t’iu japë operatorëve një pamje më të integruar se kurrë më parë, në lidhje me atë se për çfarë po përdoret një kompjuter i caktuar. Boldizhar Benhaht, një ekspert kompjuteri në Laboratorin e Kriptografisë dhe Sistemeve të Sigurisë në Universitetin e Budapestit ka analizuar virusin, pasi disa përdorues po ashtu kanë zbuluar se Flame po vëzhgon kompjuterët e tyre në Hungari. Ai thotë se gjërat që Flame bën nuk janë unike ose të panjohura. Por, ajo që është unike është vënia e të gjitha funksioneve në një paketë softuerike jashtëzakonisht të madhe. Kaspersky Lab thotë se pakoja softuerike Flame arrin pothuajse në 20 Mb në madhësi kur integrohet plotësisht. Kjo është befasi e madhe në krahasim me shumicën e viruseve, të cilët zakonisht shfrytëzojnë hapësirë të vogël të softuerit në mënyrë që të fshihen më lehtë. Kush e ka zhvilluar Flame-in dhe pse? Është shumë herët të dihet. Por kompleksiteti i paketës softuerike tregon se ai është zhvilluar gjatë një periudhe prej disa viteve dhe në mënyrë specifike nga një qeveri për qëllime spiunazhi dhe jo nga një grup kriminal apo nga hakerat. Irani bëri të ditur se Flame lë të kuptojë se ka një "marrëdhënie të ngushtë" me Stuxnet, një virus që sulmoi programin bërthamor të Iranit në vitin 2010, për të cilin Teherani e ka akuzuar më parë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara. Por, Kaspersky Lab, që e cilëson "Flame 20 herë më të komplikuar se Stuxnet”, thotë se nuk ka informacione në kodin e virusit që mund ta lidhë atë me ndonjë shtet të caktuar. (er.nu/rel/BalkanWeb) |
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi