Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Dalja nga euro, shtypi i huaj: BE do mbyllë kufijtë me Greqinë Empty Dalja nga euro, shtypi i huaj: BE do mbyllë kufijtë me Greqinë

Thu 31 May 2012 - 13:51

Dalja nga euro, shtypi i huaj: BE do mbyllë kufijtë me Greqinë Spacer
Dalja nga euro, shtypi i huaj: BE do mbyllë kufijtë me Greqinë 54944_1VIENE
- Pas ministrisë së brendshme britanike, e cila foli për plane të
kufizimit të emigracionit nga Greqia drejt Britanisë, në rast të daljes
së Greqisë nga euro, raporte të reja provokative po nxjerrin mediat
gjermanishtfolëse.

Skenari më ekstrem publikohet në gazetën austriake Der Standard,
e cila flet për përgatitjet evropiane, deri edhe për mbylljen e kufirit
me Greqinë, ku sipas gazetës do të ketë kaos pas zgjedhjeve të 17
qershorit.

Der Standard, gazeta më e madhe në Austri, vjen me
titullin "Kriza greke, BE-ja po përgatitet të mbyllë kufijtë". Duke
cituar burime në Bruksel, gazeta shkruan se BE ka një plan për të
mbyllur kufirin me Greqinë dhe për ndalimin e lëvizjes së lirë e
qytetarëve grekë në Evropë, në rast të tërheqjes së Greqisë nga euro.

Sipas
saj, qeveritë evropiane shqetësohen se dalja e Greqisë nga euro do të
shkaktojë rrjedhje masive të tregjeve të kapitalit dhe sidomos një valë
emigracioni të grekëve dhe emigrantëve të huaj që ndodhen në Greqi,
drejt pjesës tjetër të Evropës. Der Standard shkruan se çështja është
trajtuar tashmë dhe udhëheqësit evropianë kanë zhvilluar plane rezervë.

Nga ana tjetër gazeta gjermane Financial Times Deutschland jep alarmin në lidhje me ndikimin që mund të ketë në Gjermani, një dalje e mundshme e Greqisë nga euro.

Ekspertët
e pyetur nga gazeta për pasojat e daljes së Greqisë nga euro në
ekonominë gjermane, thonë se ato do të jenë dramatike. "Mundësia që
ekonomia gjermane të hyjë në recesion pas daljes së Greqisë nga euro,
arrin në 42%", thotë shumica e ekspertëve, ndërsa David Milleker,
ekonomisti kryesor në Bashkimin e Investimeve, thotë se recesioni ka të
ngjarë të arrijë edhe 99%.

Paneli i ekspertëve vlerëson se kriza
do të përhapet me anë të sektorit financiar. "Grekët do të tërheqin
depozitat e tyre në masë dhe kjo mund të ndodhë edhe në Spanjë, duke
rrezikuar krizën e institucioneve financiare në të gjithë Evropën dhe
madje edhe në Gjermani”, thotë për gazetën Bert Rürup, Business
Consulting i kompanisë Maschmeyer Rürup.

Daljen e Greqisë nga
euro në 12 muajt e ardhshëm parashikon ekonomisti i njohur, Paul Krugman
në një intervistë me gazetën britanike "The indipendent”.

Ekonomisti
laureat i çmimit Nobel, Paul Krugman, deklaron se Greqia nuk do të
qëndrojë më shumë se një vit në eurozonë dhe shkak do të jetë ndërprerja
e financimit të bankave greke nga ana e Bankës Qendrore Evropiane.

Gjithashtu
ai shprehet se nëse do ishte një depozitues grek, do të ishte përpjekur
të tërhiqte paratë e tij nga bankat, nga frika se këto mund të
shndërrohen në dhrahmi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi