Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A janë të dhënat tuaja personale për shitje në Rrjetet Sociale? Empty A janë të dhënat tuaja personale për shitje në Rrjetet Sociale?

Thu 31 May 2012 - 18:28
A janë të dhënat tuaja personale për shitje në Rrjetet Sociale?

E mërkure 30 Maj 2012 10:29

Sot gjithnjë e më shumë na brengosë privatësia në jetën tonë online, se si kompanitë dhe qeveritë veprojnë me të dhënat tona personale?
Dikur Facebook ka filluar punën në një dhomë konvikti të Harvardit. Kurse sot vlera e kompanisë është diku rreth 100 miliard dollarë amerikan.
Vetëm ne vitin 2011 pretendon se ka fituar 3.7 miliard dollar amerikan
Sot Facebook numëron 900 milionë përdorues, ku në mes vete ndajnë informacionin për jetën e tyre. Si rezultat i kësaj, kompania ka sasi të madhe të informacioneve për përdoruesit e tij, gjë që ka çuar në debat të gjerë në lidhje me privatësinë e informacioneve tona personale.
Sipas një sondazhi më shumë se 40 për qind e amerikanëve hyjnë në Facebook të paktën një herë në javë, rreth 59 për qind nuk kanë besim në Facebook për të mbajtur të dhënat personale private ,
Gjigandët e botës së teknologjisë, janë në favor të projekt-ligjit (CISPA) Por shoqëria civile , avokatët etj argumentojnë se kjo do t'i japë qeverisë federale kompetenca të paparë për të hyrë në të dhënat e qytetarëve të zakonshëm.
Projekt-ligji (CISPA )ka kaluar tashmë në Shtëpinë e Përfaqësuesve dhe do të shkojnë në Senat edhe pse, presidenti Obama, është zotuar se do ta vërë veton kundër këtij ligji.
Kur projekt- ligji kaloi, u bënë përpjekje për të lehtësuar shqetësimet rreth ruajtjes se privatësisë, ku informatat e mbledhura mund të përdoren vetëm për, hetimin dhe ndjekjen penale kibernetike, mbrojtje nga vdekje apo plagosje, mbrojtjen e të miturve nga dëmi fizik dhe psikologjik , dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare.
Cilat janë shqetësimet rreth CISPA (Cyber Intelligence Sharing and Protection Act).
Çfarë mundëson CISPA .
• Lejon kompanitë private për të ndarë të dhënat e përdoruesit me qeverinë.
• Lejon ofruesit e shërbimit të internetit për të siguruar të dhëna, pa ndonjë urdhër
• Nuk ka mbrojtje të mjaftueshme privatësisë, nuk jep përgjegjësi ligjore në rast të shpërdorimit të privatësisë (sipas kritikëve)./mesazhi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi