Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Hong Kongu thyen SHBA-ne, ka ekonomine me te mire ne bote  Empty Hong Kongu thyen SHBA-ne, ka ekonomine me te mire ne bote

Thu 31 May 2012 - 19:53
Hong Kongu thyen SHBA-ne, ka ekonomine me te mire ne bote  ImagesKëtë ka nxjerrë “World Competitiveness Yearbook 2012” i Institutit Ndërkombëtar të Zhvillimit Menaxherial (IMD)Hong Kong është renditur si shteti me ekonominw më konkurruese për vitin e dytë radhazi, në bazë të “World Competitiveness Yearbook 2012” të Institutit Ndërkombëtar të Zhvillimit Menaxherial (IMD) me selinë në Zvicër. Sipas rezultateve dhe arsyetimit të kryer nga ekspertët., Hong Kongu është tepër kompetitiv kundrejt ekonomive të tjera në botë, sidomos në termat e efiçencës së qeverisë, efektivitetit të fushës së biznesit dhe ecurisë makroekonomike. Ndër të tjera, vendi aziatik është renditur si i parë edhe përsa i takon tregut ndërkombëtar, financë publike, legjislacionin mbi biznesin, financën dhe valutat.

Hong Kong ka mundur të ruajë kreun, i ndjekur nga SHBA, Zvicra, Singapori dhe Suedia. Vitin e kaluar, Hong Kongu dhe SHBA-ja patën të njëjtin pikëzim dhe për rrjedhojë u renditën të dy si kryesues nga IMD. Pikëzimi i këtij viti nga Hong Kongu ka parakaluar amerikanët, që tashmë gjenden në vend të dytë. Shtetet më ekonomikë në Evropë janë Zvicra (3), Suedia (5) dhe Gjermania (9), që evidentohen sidomos për sistemet e orientuara të eksportit dhe disiplinën fiskale. Ndërsa Irelanda (20), Islanda (26) dhe Italia (40) duken me shanse më të mëdha për të kërcyer më lart, sesa Spanja (39), Portugalia (41) dhe Greqia (58), që vazhdojnë të trembin investitorët.
Raporti rendit 59 shtetet me ekonomi më konkurruese përreth botës, duke vlerësuar disa aspekte. Vlerësimet bëhen në bazë të katër faktorëve: performancës ekonomike, efiçencës qeverisëse, efikasitetit të biznesit dhe infrastrukturës. Secila prej këtyre konsiston edhe në pesë nën-faktorë.Hong Kongu thyen SHBA-ne, ka ekonomine me te mire ne bote  Images
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi