Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Durrës, sherr mes grupe të rinjsh, 2 të plagosur Empty Durrës, sherr mes grupe të rinjsh, 2 të plagosur

Tue 5 Jun 2012 - 9:36
DURRES – Dy persona nga qyteti i Durrësit kanë mbetur të plagosur me thikë pas një sherri të çastit. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur, se ngjarja ndodhi dje, në afërsi të tregut të perimeve të këtij qyteti.

Mësohet se 31-vjeçari Adriatik Lala, i dënuar më parë për vjedhje, është konfliktuar me 35-vjeçarin Elvin Hallulli.

Pas debateve të ashpra (dy personat në fjalë kanë qenë të shoqëruar nga shokë të tyre), sherri ka degjeneruar në përleshje me thika. Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë Hallulli, ndërsa Lala ka marrë plagë të lehta.

Prania e një patrulle policie aty afër ka bërë që konflikti të mos degjeneronte në vrasje. Blutë kanë vënë në pranga Adriatik Lalën.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi