Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Të jesh i vlefshëm! Empty Të jesh i vlefshëm!

Tue 5 Jun 2012 - 21:24
Çdo zemër gruaje ka instruksionet e saj. Ato janë të shkruajtura në sytë e saj, në buzëqeshjen, në veprimet që bën dhe në lotët që derdh. Ajo thjesht duhet të gjej dike që i intereson vërtetë ti lexojë...!

• Të ndihmosh dike të dobët, të bën të fortë!

• Më mirë të kesh një armik që të thotë ndershmërisht që të urren, sesa një mik që përpiqet të të rrëzojë poshtë në mënyrë të fshehtë.

• I dobëti kurrë nuk mund të falë, falja është cilësia e të fortit!

• E dashur jetë! Nuk e kuptoj pse vazhdon të më japësh leksione që unë nuk kam dëshirë ti mësoj...

• Të debatosh me një mashkull është si të arrestohesh! Çdo fjalë që thua mund të përdoret kundër teje...

• Nëse ajo ç'ka sheh me sy nuk të pëlqen, atëherë mbyll sytë dhe shih me zemër! Gjërat më të bukura shihen vetëm me te!

• Mos e humbni shpresën ,asnjëher nuk i dihet se çdo të sjelli e nesërmja..!

• Mos harro nuk është e rëndësishme të jesh zgjedhja e parë e dikujt, por të jesh një zgjedhje e lakmuar...

• Dhe mos harro nuk ka rëndësi të jesh i pasur, rëndësi ka të jesh i vlefshëm...!

• Ndoshta shokët nuk kanë mundësi gjithmonë të të ngren ty lart, por gjithmonë mendojnë mënyra për mos të të lënë ty të biesh...!

• Familja është përbërësi kryesor në recetën e jetës!

• Ndonjëherë na jepen vetëm disa minuta për të qëndruar me njerëzit që duam, dhe njëmijë orë për të menduar për ta...!

• Mos mendo për gjërat që nuk i ke marrë pasi i je lutur Zotit, mendo për gjërat e bukura që Zoti të ka dhënë pa i’a kërkuar!

• Nuk ka rëndësi se sa herë dhëmbët kanë kafshuar gjuhën, ata sërish rrinë në një gojë së bashku! Ky është shpirti i faljes!

• Politikanët janë njësoj gjithandej! Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku nuk ka lumë!

• Një buzëqeshje, jo gjithmonë zgjidh një problem, por gjithsesi është një fillim i mirë!

• Dikush që mund t'i shpjegojë ngjyrat një të verbëri, mund të shpjegojë gjithçka në jetë...

• Mëso të vlerësosh atë që ke, përpara se koha të të mësojë të vlerësosh atë që kishe!

• Unë nuk jam një njeri perfekt, e di që bëj shume gabime....por gjithsesi i dua ata njerëz që qëndrojnë me mua kur e dinë sesi jam në të vërtetë!

• Nuk ka rëndësi nëse gota është gjysmë plot apo gjysmë bosh, rëndësi ka që ke një "gotë" dhe ka diçka në te!

- E lehtë të gjykosh gabimet e të tjerëve, e vështirë të dallosh të tuat!
- E lehtë të lëndosh dike që të do, e vështirë të shërosh plagët!
- E lehtë të vëndosesh rregulla, e vështirë ti zbatosh!
- E lehtë të flasësh për drejtësi, e vështirë ti praktikosh!
- E lehtë të thuash po, e vështirë është të mbash premtimin.....

• Dashuria është si një cikël.
Kur do dike, lëndohesh.
Kur lëndohesh, urren.
Kur urren, përpiqesh të harrosh.
Kur përpiqesh të harrosh, fillon të të marrë malli.
Dhe kur fillon të të marrë malli, fillon të duash sërish...

• Asgjë që do, nuk humbet...jo realisht! Gjërat, njerëzit gjithmonë do të ikin larg, herët, apo vonë. Ti nuk mund ti mbash me forcë, ashtu siç sado që të mundesh ti nuk mund ta mbash gjatë dritën e hënës. Por nëse ata të prekin ty, nëse janë brenda teje, ato gjëra. apo persona janë të tuat. Të vetmet gjëra që ti ke vërtetë, janë ato në brendësi të zemrës tënde...

- Prandaj shih dhe mendohu mirë se çka do të pranosh në vendin e mistereve, vendin më të dashur dhe vendin i cili gjindet mes dy gishtave të Krijuesit?!

• Jeta është vetëm një pasqyrë, atë që sheh aty duhet patjetër ta shohësh njëherë brenda vetes.

• Pastërtia e mendjes do të thotë çiltërsi e pasionit, prandaj një mendje e pastër dashuron nxehtësisht dhe sheh qartë atë që do...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi