Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Bëhu i fortë do kaloj ..! Empty Bëhu i fortë do kaloj ..!

Tue 5 Jun 2012 - 21:31
Për ty që po përballon një moment të vështirë të them: Bëhu i fortë,do kaloj.

- Ty që nuk ja del dot mbanë të kalosh një provim të them: Mos u dekurajo,shpeshherë humbjet kthehen në bekime.

- Ty që je duke kërkuar një punë të them: Ki besim rrota kthehet për të gjithë, do të jetë kështu dhe për ty.

- Ty që ke njëmijë dyshime e konfuzione të them: Bëj rregull në zemër e në mendje, duke e ecur me qetësi dhe jo i nxituar, zgjidhja do të vij vetë.

- Ty që ke pësuar një tradhëti të them: Mos u ndal së besuari në ndershmërinë dhe drejtësinë e njerëzve, ekziston ende.

- Ty që nuk beson në Zot dhe je duke e kërkuar të them: Mos ki frikë, Ai beson në ty, e po të pret për pendim gjithmonë.

- Ty që shikon çdo gjë zi të them: Provo ta rikthesh perspektivën tënde, dielli lind çdo ditë edhe për ty.

- Ty që vuan për një dashuri të them: Mbyllet një derë e hapet një derë, duhet vetëm të besosh e do të shohësh mrekullitë.

- Ty që nuk di në të mbash fëmijën që pret të them: Mos ki frikë, Jeta është dhurata më e bukur ,duaje!

- Ty që je i sëmurë të them: Përballoje dhimbjen me kurajë, mëso se ilaçi i parë është forca e vullnetit tënd.

- Për ty që je në zi të them: Kuraje miku/ja ime, vdekja është vetëm një udhëtim e kush të lë e bën vetëm fizikisht, sepse gjithmonë do jetë pranë teje.

- Ty që ke humbur shpresën të them: Lufto si një i fortë, lumturia është e drejta jote, atë e fiton vetëm kush beson deri në fund!

Bëhu i fortë do kaloj...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi