Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ngrihet nga varri, kërkon ujë dhe vdes përsëri Empty Ngrihet nga varri, kërkon ujë dhe vdes përsëri

Wed 6 Jun 2012 - 16:47
Ngrihet nga varri, kërkon ujë dhe vdes përsëri DjaliiiiiiiiiiiiiiiiiiiNjë 2-vjeçar u ngrit nga arkivoli në të cilin ishte vendosur në pritje të varrimit dhe kërkoi ujë, përpara se të shtrihej përsëri i pajetë në të.

Lajmi pothuajse i pabesueshëm raportohet nga mediat braziliane. Sipas uebsajtit “ORM”, zemra e Kelvin Santos pushtoi së rrahuri gjatë trajtimit për një pneumoni në një spital në Belem, në Brazilin e veriut, të premten e shkuar.

Pasi u deklarua i vdekur, trupi iu rikthye familjes, për ta varrosur sipas riteve përkatëse.

Në bazë të traditës braziliane, trupi qëndron në shtëpi për një ditë, përpara se të dërgohet në banesën e fundit.

I mituri u vendos në një arkivol të hapur, pranë të cilit qëndronin familjarët e pikëlluar, kur befas, pranë mëngjesit, ai u ngrit nga arkivoli për të kërkuar ujë.

Të shtangur dhe të tmerruar, të pranishmit filluan të ulërasin, të luten dhe të qajnë nga gëzimi, por teksa dikush i ofroi ujë, 2-vjeçari e piu dhe më pas u shtri përsëri i pajetë në arkivolin e tij.”Të gjithë nisën të bërtasin, nuk u besonim syve. Menduam se ndodhi një mrekulli dhe se djali ynë ishte rikthyer në jetë. Më pas u shtri përsëri, ashtu siç ishte më parë. U përpoqëm ta risillnim në jetë, por ishte e pamundur. Kelvin ishte përsëri i vdekur”, rrëfeu babai, Antonio Santos.

Prindërit e dërguan më pas sërisht në spital 2-vjeçarin, ku i bënë të qartë edhe një herë se ai ishte i vdekur. Në këto kushte, e vetmja gjë që mundën të bënin të afërmit ishte të shtynin ceremoninë mortore me një ditë, përpara se ta varrosnin ditën e hënë, në një varrezë të qytetit të tyre.

Në raportin e spitalit, shkruhej se 2-vjeçari mbërriti në të në gjendje kritike dhe se ndërroi jetë nga një bllokim kardio-respirator. Pretendimet e prindërve për ringjalljen e shkurtër mbeten të pambështetura nga teoritë shkencore.TOPCH
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Ngrihet nga varri, kërkon ujë dhe vdes përsëri Empty Re: Ngrihet nga varri, kërkon ujë dhe vdes përsëri

Wed 6 Jun 2012 - 17:08
Api han kush kto fore more
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Ngrihet nga varri, kërkon ujë dhe vdes përsëri Empty Re: Ngrihet nga varri, kërkon ujë dhe vdes përsëri

Wed 6 Jun 2012 - 17:25
I vdekuri u rringjalle per nje gote uji dhe paska vdek prap?!
Pralla.....
Sponsored content

Ngrihet nga varri, kërkon ujë dhe vdes përsëri Empty Re: Ngrihet nga varri, kërkon ujë dhe vdes përsëri

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi