Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Në doni të njihni kosovarët… Empty Në doni të njihni kosovarët…

Wed 6 Jun 2012 - 19:27
Në doni të njihni kosovarët… Mjeku-300x202Valeria Dedaj

Në ato ditë të vështira vazhdimisht kujtonte poetin Rami Kamberi nga Tetova. Ndër të tjera shkruante: “në doni të njihni kosovarët lexoni gjeografinë e varreve”, “në doni të njihni kosovarët lexoni udhën e durimit”. Në këtë rrëfim për Shekulli ortopedi kuksian Shaqir Shehu sjell kujtime të trishta:



Të vrarë në trup dhe në shpirt

Thonë se krimin nuk ka peshore që ta mas. Një ushtri e armatosur deri në dhëmbë që masakron civilë të çarmatosur të bën të urresh. Qindra të plagosur vinin nga Kosova në Kukës, asokohe madje edhe përpara se të formohej UÇK-ja. “Të gjitha repartet e spitalit të Kukësit mbusheshin asokohe me të plagosur nga Kosova; ata vuanin nga sëmundje të ndryshme si dëmtime, ftohje, infeksione turbekulare etj. Shumë pacientë këto sëmundje i vuanin për shkak të qëndrimeve të gjata në male, e shumë të tjerë ishin dëmtuar nga ushtarët serbë, – tregon mjeku kuksian për “Shekullin”. Por plagët në trup dhe rraskapitja e rrugës ishin e keqja më e vogël. Sepse këtyre u shtohej trauma psikologjike, e ardhur nga shqetësimi për pjesëtarët e tjerë të familjes që i kishin lënë në Kosovë dhe nuk dinin çfarë po u ndodhte.



Në sallë operimi edhe pa anestezi

Ishin të shumtë ata që pranonin të hynin në sallën e operimit edhe pa anestezi për shkak të mungesës së ilaçeve në spital. “Pas disa kohësh në spital erdhën edhe disa mjekë nga spitali Ushtarak dhe ai Nr.1 i Tiranës, të cilët dhanë kontributin deri në mbarimin e eksodit” – thotë doktori, – duke shtuar: “Si koleg dhe si kuksian s’mund të le pa përmendur disa emra mjekësh si Bardhyl Guçe, Ardit Duni, Sokrat Berdufi, Edmond Çeliku, Ismet Hasko, Qamil Komi, Edmond Vata etj”. Personazh shumë kurioz i asaj periudhe ka qenë mjeku amerikan Uillard Noys i cili është shpallur dhe qytetar nderi në qytetin e Kukësit për kontributin që ka dhënë gjatë asaj periudhe. Doktor Shaqiri tregon: “Çdo ditë me të kemi shkuar për të vizituar të plagosurit që qëndronin nëpër kampet e ngritura nga italianët në qytet. Plagët që mjekonim ishin nga më të ndryshmet, në një rast, një pacienti i kemi hequr nga trupi një copë predhe 250 gram. Në këtë rast asistuan televizione gjigante si CNN e BBC dhe e përdorën si shembull për të demonstruar masakrën serbe mbi popullsinë civile të Kosovës. Shumë prej të plagosurve të asaj dite kishin dëmtime trupore në kocka me fraktura të hapura te duarve të këmbëve apo djege trupore nga më të rëndat”.



Pacienti i parë dhe pacienti i fundit

Doktor Shehut ndoshta nuk do t’i dilte koha të kujtonte të gjithë të plagosurit e asaj periudhe aq të vështirë, por kujton të parin dhe të fundit. Kujton se pacienti i parë ka qenë nga fshati Piran i rrethit të Prizrenit, një i plagosur në të dyja këmbët dhe duart. “Ai ka qenë i pari që kam shtruar në sallën e operimit. Në Prizren kishte lënë pas katër fëmijët dhe gruan. Nuk e dinte që fëmijët ishin masakruar nga predha në oborrin e shtëpisë. Pas kësaj u kthye përsëri në Kosovë me shpresën që mund të gjente gjallë të shoqen, të vetmin person që i kishte mbetur në këtë jetë”.

Ndërsa e plagosura e fundit ka qenë një grua nga Vuçiterna. Dr.Shehu tregon: “Quhej Fate Velshiqi. Asaj nëne të urtë trupmadhe ia plotësonte portretin kostumi popullor. Ishte një nënëmadhe e vërtetë, ndoshta dhe personifikimi i Kosovës martire”



Dr.Armando Mata (radiolog):

Në vjeshtën e 1998-ës në spitalin e qytetit e Kukësit filluan të shtohen të lënduarit e parë nga lufta e Kosovës. Së bashku me ortopedin Shaqir Shehu u kemi shërbyer tre ushtarëve të plagosur të UÇK-ës, gjithashtu jemi marrë dhe me ekzaminimin e ilaçeve që duhet të përdornin të sëmurët. Ndërsa nga marsi i 1999-ës fluksi i të dëbuarve shtohej përditë. Mbaj mend rastin e dy grave nga Mitrovica, njëra prej tyre Zyra Alia që kishte thyer këmbët duke mbrojtur mbesën e saj nga ushtarët serbë dhe dy vajza që ishin tërësisht të traumatizuara; mbi to ishte ushtruar dhunë fizike.



Bio

I diplomuar për mjekësi në 1978-ën, Dr. Shaqir Shehu deri në 1981 ushtroi profesionin e mjekut të përgjithshëm në dy zona të rrethit të Kukësit në Topojan dhe në Bicaj. Vitet e para si mjek, kanë qenë të ngarkuara edhe emocionalisht; u ka shërbyer vetëm fëmijëve zero deri në gjashtë vjeç. Më pas iu dha e drejta e specializimit për ortopedi –traumatologji. Sot e konsideron veten me fat që fillimet i ka pasur në zonat e thella të Kukësit, sepse i kanë shërbyer jo vetëm për t’u rritur profesionalisht, por edhe sepse mirënjohja e njohur e banorëve të asaj zone ndaj mjekut ka qenë motivuese për vitet më pas. Deri në 2005-ën punoi në spitalin e Kukësit për t’u zhvendosur më vonë në Tiranë.



Tri fotot e eksodit pas masakrës në fshatin Meja

Tre fëmijë në Kukës në 1999 disa orë pasi paramilitarët serbë kanë ekzekutuar babanë e tyre në fshatin Meja në Kosovë

Një grua ngushëllon veten dhe fëmijën e saj në Kukës në 1999, ku ka mbërritur pasi paramilitarët serbë kanë ekzekutuar bashkëshortin e saj në fshatin Meja

Dy banorë të Kukësit duke ngushëlluar një vajzë të mitur, babai i së cilës është ekzekutuar nga paramilitarët serbë në fshatin Meja

Fotot: Corbis



Eksodi ‘99

Prej 13 vitesh, një aktivitet i njohur si “Eksodi 1999” është kthyer në një traditë, ku qindra shqiptarë të Kosovës marshojnë drejt qytetit verilindor të Kukësit. Marshimi përkujton ardhjen e shqiptarëve të Kosovës nga dogana e Morinit, dëbuar nga trojet e tyre nga ushtritë serbe, eksod që pati muajt më të vështirë prill-majin e vitit të trishtë 1999 Shekulli
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Në doni të njihni kosovarët… Empty Re: Në doni të njihni kosovarët…

Sun 14 Oct 2012 - 14:26
Message reputation : 100% (2 votes)
Kosovaret kane pasur nje jete te veshtire e gjate luftes akoma ka njerez qe nuk i din as varret e as eshtrat e te afermve te tyre.. Te marresh dhe te analizosh do te duket sikurse shikon nje film me aksione por mos t'a perjshtoj edhe fillma horror se ashtu dukeshin shqiptaret e masakruar..
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Në doni të njihni kosovarët… Empty Re: Në doni të njihni kosovarët…

Tue 11 Dec 2012 - 17:54
Nje bindje te vertete per te njohur kosovaret e sjell edhe vete koha qe po flasim, mjafton te shikosh se sa kane perparuar shqiptaret e Shqiperise 100 vjecare dhe sa perparojne shqiptaret e Shqiperise 4 vjecare (vitet ne baze te pavaresise)...
Ne Shqiperine 100 vjecare gjerat behen gjysmake, asnje gje deri ne fund sa edhe Pavaresine gjysmake po e mbrojme ashtu te copetuar si jemi...
Ne Shqiperine 4 vjecare (ne Kosove) te cel zemra nga e para se shikon vendosshmerine jo vetem ne emer Partie (Vetevendosja) po edhe ne cdo zemer shqiptari ketu...

Te bashkuar do te jemi me te forte se na bashkon dashuria qe prej lashtesise eshte trasheguar ne Atdheun tone...
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Në doni të njihni kosovarët… Empty Re: Në doni të njihni kosovarët…

Tue 11 Dec 2012 - 19:03
vetem Rami Kamberi do te duhej te titullonte:NE DONI TE NJIHNI SHQIPTARET NGA KOSOVA,nga se ky emertim kosovaret,ka te beje edhe me serbet viktime e te cileve ishim,turqit,romet,boshnjaket.....
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 108
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Në doni të njihni kosovarët… Empty Re: Në doni të njihni kosovarët…

Sat 13 Apr 2013 - 19:30
Message reputation : 100% (1 vote)
Une disa here kam cituar se vertet vlera e liris nuk mund te pershkruhet,por nuk mund as te paramendohet dhuna e ushtruar nga sllavet ne ato vite,qe ishte nje katrahur cmendurie per Shqipetaret e Kosoves, e citova Shqipetaret e Kosoves qe ju mos te thoni ma Kosovare,sepse Kosovar tashme kan status edhe serbet ,romet,boshnjaket etj qe kane statutin e Kosoves
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Në doni të njihni kosovarët… Empty Re: Në doni të njihni kosovarët…

Sat 13 Apr 2013 - 20:31
kosovar jam vet
Akili
Akili
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 3
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2013

Në doni të njihni kosovarët… Empty Re: Në doni të njihni kosovarët…

Wed 29 May 2013 - 6:22
shaban cakoli shkruajti:vetem Rami Kamberi do te duhej te titullonte:NE DONI TE NJIHNI SHQIPTARET NGA KOSOVA,nga se ky emertim kosovaret,ka te beje edhe me serbet viktime e te cileve ishim,turqit,romet,boshnjaket.....


Krirtik me vend kendej paska njerez qe din diqka bravo mik se shqipetaret e kosoves edhe kosovaret kan dallim se kosovar jan shume etni tash sa kem ylla ne flamur aq etnitete na i llogarisin te huajt.
W0rld
W0rld
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 570
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika,leximi&stervitja
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Your Dreams!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/04/2013

Në doni të njihni kosovarët… Empty Re: Në doni të njihni kosovarët…

Mon 17 Jun 2013 - 16:44
Ne kete bote nuk shikohet nga eshte tjetri qe ta konciderosh per njeri te mire apo te keq, por ne pergjithesi , meqense kam njohur dhe une disa kosovar/e jane shume te beses , krenare , patriota [ flas per kosovaret shqiptar ] . Fundja e kane treguar patriotizmin e tyre , Shembull: Stadiumet e kombetares shqiptare kosovaret po i mbushin si Qemal Stafen dhe jasht shteti,dhe mendoj se motivohemi shume nga kosovaret ne lidhje nga ana e Sportit te cilet kane ecur mjafte mire!
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

Në doni të njihni kosovarët… Empty Re: Në doni të njihni kosovarët…

Wed 17 Sep 2014 - 23:57
Wow c'emociono kur lexova titullin.

Thash me ne fund e hapi barkun,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, Very Happy ,por nje gazetar per te shit pakez gazeta ve tituj bombastike grrrr.

Tema.

Po!
Por jo me rekomandimet tuaja,por duke iu bazuar instiktit tim Në doni të njihni kosovarët… 2035348318
ganimet
ganimet
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
 <b>Mosha</b> Mosha : 52
<b>Postime</b> Postime : 43
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Aty ku shpirti imndjehet rehat
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 05/12/2014

Në doni të njihni kosovarët… Empty Re: Në doni të njihni kosovarët…

Wed 10 Dec 2014 - 19:11
Fatkeqsisht kosovaret nuk moren mesim nga psimet...Sot aq shum faktorizohet pakica serbe ,sikur..krijohet pershtypja se nga vet shqiptaret  po kerkohet rikthimi i Serbise!
Shqiptaret e kosoves po i vret qeveria e vete me keq se qe i vrau serbi.Serbija nuk arriti perkunder reprezaljeve qnjerzore,t 'ua vriste shpresen.Qeveria ua vrau shqiptarve te kosoves shpresat-endrrat.
shqiptaret e Kosoves e trimeruan kohve te fundit Serbine,sepse u tregua se nuk jon te zot te mbrojn shtetsin,
nji 'llav'  ujqish te klaneve partiake e solli Kosoven ne gremin.
Vuajtjen sikur ua do shpirti koqovar, si derrave balten.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Në doni të njihni kosovarët… Empty Re: Në doni të njihni kosovarët…

Wed 10 Dec 2014 - 23:50
Albo shkruajti:Wow c'emociono kur lexova titullin.

Thash me ne fund e hapi barkun,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, Very Happy ,por nje gazetar per te shit pakez gazeta ve tituj bombastike grrrr.

Tema.

Po!
Por jo me rekomandimet tuaja,por duke iu bazuar instiktit tim Në doni të njihni kosovarët… 2035348318

Kush une e?

Po une si kam njohur ata ne njohje e siper jam! kyyyy
Sponsored content

Në doni të njihni kosovarët… Empty Re: Në doni të njihni kosovarët…

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi