Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Në koma, qan pas telefonatës së të dashurës Empty Në koma, qan pas telefonatës së të dashurës

Fri 8 Jun 2012 - 15:50
Në koma, qan pas telefonatës së të dashurës Ne_koma_qan_pas_telefonates_se-300x225

Një mësues i ndodhur në koma prej 10 muajsh dha shenjat e para të jetës, pasi dëgjoi zërin e të dashurës së tij në telefon.

Britaniku Mathew Taylor u dëmtua rëndë në një aksident me motor në Bali, Indonezi, në korrik 2011.

Mjekët paralajmëruan familjen e tij se 31-vjeçari me shumë gjasa nuk do të zgjohej kurrë nga koma, por pas pothuajse një viti pas dhënë asnjë shenjë jete, ditën e enjte ai nisi të qante teksa dëgjoi zërin e Anda Nurul, njeriut të tij të zemrës që prej tre vitesh.

27-vjeçarja e shoqëroi Taylor në Britani, ku ai u transferua për të marrë trajtim më të specializuar pasi familja e tij pagoi 100 mijë stërlina per transportin dhe kurimin, por u detyrua të rikthehej në vendin e saj, pasi viza i skadoi pas disa muajsh qëndrimi.

Si rrjedhojë, Nurul e pa veten të detyruar që vizitat e saj të përditshme t’i shndërronte në “monologje” të gjata telefonike nga Indonezia.

Të enjten, më në fund ky komunikim dha shenjat e para pozitive, ndërsa Taylor nisi të qante, një shenjë e qartë që truri i tij është në gjendje të përpunojë të gjithë informacionin që i vjen dhe Zmadho fotografinë

Në koma, qan pas telefonatës së të dashurës
Zmadho fotografinë

Në koma, qan pas telefonatës së të dashurës
sipas mjekëve, tashmë edhe zgjimi është i afërt.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi