Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kallamari katër metra i gjatë Empty Kallamari katër metra i gjatë

Fri 8 Jun 2012 - 16:53
Kallamari katër metra i gjatë Kallamari_kater_metra_i_gjateKamera tregoi qartë se si peshkaqeni shkëputi një copë mish nga trupi i kallamarit, qe pas disa sekondash ne siperfaqe te ujit, u fundos në fund të detit, ku u konsumua i gjithi nga ana e grabitqarit.Një gazetar australian dhe një peshkatar, ndërsa po shëtisnin në det gjatë marrjes së disa pamjeve për një dokumentar, kapën pamjen e pabesueshme të një kallamari mbi katër metra të gjatë.

Al McGladan i “Australian Daily Telegraph” ishte duke lundruar në det të hapur, kur për disa sekonda, mbi ujë u shfaq kallamari, i cili në atë çast po sulmohej nga një peshkaqen.

Kamera tregoi qartë se si peshkaqeni shkëputi një copë mish nga trupi i kallamarit, qe pas disa sekondash ne siperfaqe te ujit, u fundos në fund të detit, ku u konsumua i gjithi nga ana e grabitqarit.

E veçanta e videos qëndron në faktin se kurrë më parë nuk ishte dokumentuar një kallamar i tillë kaq i madh.

Kallamarët nuk janë një ushqim i zakonshëm për peshkaqenët, por duke llogaritur se ai në fjalë kishte madhësinë e një foke të rritur, nuk është e vështirë të kuptohet se përse u sulmua prej grabitqarit.

B:yllpres
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi