- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
6-vjeçarja e mbuluar me qime ujku në trup, e braktisin prindërit
Tue 12 Jun 2012 - 23:11
Një 6-vjeçare nga Kina, e quajtur Liu Jiangli, vuan nga një çrregullim i veçantë gjenetik, pasi më shumë se 60 për qind e trupit të saj është i mbuluar nga qime të zeza.
Ky çrregullim gjenetik ka bërë që vajza e vogël të braktiset nga prindërit e saj.
Çrregullimi i saj, i cili prek 1 në 1 miliard njerëz, e ndau atë në moshën 2-vjeçare nga nëna e saj që e braktisi, ndërsa pak më vonë atë e braktisi edhe i ati duke e çuar në një çerdhe.
Pas lajmërimeve në gazeta për 6 muaj rresht, vajzën e morën në kujdestari të afërmit. Për fat të keq, vajza është tejet e mbyllur në vetvete pasi fëmijët e tjerë frikësohen prej saj dhe tallen me të.
Pasi mjekët e kanë studiuar këtë rast, e kanë të vështirë të japin një shpjegim për gjendjen e saj, por flasin për një ngjashmëri me sindromën e njohur si “Hypertrichosis Universalis”, e cila bën që i gjithë trupi i njeriut të mbulohet me qime dhe të marrë pamjen e një ujku, sindromë e cila po ashtu prek 1 në 1 miliard njerëz. /Huffington Post/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi