Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

“Fate Lufte” nga Mirela Oktrova Empty “Fate Lufte” nga Mirela Oktrova

Wed 13 Jun 2012 - 17:13
“Fate Lufte” nga Mirela Oktrova Mirela-oktrovaEkspozita fotografike “Fate Lufte” prezanton në Muzeun Historik Kombëtar punën e gazetares Mirela Oktrova. Janë rreth 110 fotografi nga kampet e refugjatëve Kosovarë në Maqedoni, të realizuara përgjatë tre muajve të vitit 1999, kur Oktrova shoqëronte misionin që evakuoi refugjatët e Kosovës nga Maqedonia për në Gjermani.

Ekspozita ndahet në katër pjesë: Pjesa e parë e ekspozitës bën fjalë për largimin nga “ferri”; pjesa e dytë përmban portrete individësh që shprehin gjendjen e tyre emocionale, për të ardhur përsëri tek largimi i dytë nga “ferri”; ndërsa në fund mbyllet me epilogun. Duket se gjinia e preferuar është portreti. Te “Fate Lufte” gjen portrete të individëve, sidomos portrete të fëmijëve e të moshuarve. Ekspozita qëndron e hapur për publikun deri më 18 qershor. Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi