- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Komunistët gjermanë shtojnë Enver Hoxhën te klasikët Marks-Engels-Lenin-Stalin
Wed 13 Jun 2012 - 20:10
Mark Brunga
Në Gjermani është themeluar “Partia Komuniste Stalinisto-Enveriste e Botës”. Kjo parti, sipas njoftimeve, është themeluar me rastin e 90- vjetorit të krijimit të Internacionales Komuniste të Leninit. Baza e kësaj partie është në Gjermani dhe platforma e saj mbi revolucionin botëror është përgatitur nga Volfgang Egers (Ëolfgang Eggers), kryetar i Partisë Komuniste të Gjermanisë dhe është miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i Kominternit.
Në programin e kësaj partie asnjë nga grupimet shqiptare komuniste, që kanë dalë në Shqipëri pas 1990-s nuk njihet; madje as PPSH e Riorganizuar, ku aderojnë edhe Nexhmije e Ilir Hoxha. Ka shume mundësi që duke u nisur nga afrimi që ka pasur PPSHR me Kubën e Fidel Kastros, të jetë konsideruar si “tradhti”, ndaj mesimeve te Enver Hoxhës, sepse ai e ka cilësuar si revizioniste rrugën e Kastros për në socializëm.
Enver Hoxha u shtohet teoricienëve klasikë
Në platformë thuhet se posteri i ri i kominternit stalinist-enverist modifikohet: simbolit drapër e çekan i shtohet edhe pushka. Dhe lajmi më i bujshëm është që në klasikët e marksizëm-leninizmit e majta ekstreme gjermane përfshin edhe Enver Hoxhën si teoricien. Kjo është pasqyruar edhe në fotot në sajtin e tyre.
Vetë Eggers, kreu i komunistëve gjermanë shprehet: “Kriza e rëndë e sistemit botëror kapitalist, parazitar, të kalbur dhe që po vdes është pragu i revolucionit socialist botëror! Situata aktuale në botë është situatë revolucionare. Ajo karakterizohet nga tronditje të thella, shkatërrimtare dhe përmbysje të dhimbshme të ngjarjeve, që në një mënyrë të caktuar ndikojnë në jetën e të gjithë njerëzimit. Proletariati botëror do t’i udhëheqë popujt drejt zëvendësimit të botës së vjetër me një botë të re. Ai do të rrëzojë pushtetin e kapitalizmit botëror, do të zhdukë shfrytëzimin dhe shtypjen, do të shkatërrojë mbretërinë e varfërisë”
Dhe më tej vijon: “Ne vazhdojmë traditën e madhe e lëvizjes botërore komuniste të Marksit, Engelsit, Leninit, Stalinit dhe Enver Hoxhës. Në situatën e krijuar sot në botë para nesh shtrohet pyetja e famshme leniniste: “Ç’të bëjmë?” Stalinizëm- Enverizmi është marksizëm-leninizmi botëror revolucionar i ditëve tona. Është rishikimi i plotë i marksizëm – leninizmit që do të bëhet ideologjia udhëheqëse e socializmit botëror. Ky është marksizëm-leninizmi në një shkallë të re zhvillimi. Ky është stalinizëm-enverizmi”.
Lidhjet e komunistëve gjermanë me Shqipërinë
Sot Partia Komuniste Gjermane/Marksiste leniniste (KPD/ML) nuk luan ndonjë rol në jetën politike gjermane. Ajo është sot më shumë një mbetje e asaj që ka qenë dikur. Por ajo vazhdon t’i referohet Shqipërisë. Ata që kanë mbetur në KPD/ML vazhdojnë ende të ëndërrojnë për “socializmin shqiptar”. Në faqen e internetit, komunistet marksistë leninistë të Gjermanisë festojnë 100-vjetorin e ditëlindjes së Enver Hoxhës “së bashku me marksist leninistët e të gjithë botës”. Me këtë rast ata kanë mbajtur seminare për njohjen e teorive të Enver Hoxhës. Partia Komuniste Gjermane/ Marksiste-leniniste ka pasur lidhje me PPSH që në krijimin e saj.
Sipas dokumenteve që ndodhet në arkivat e Shtazi-t, partia komuniste gjermane KPD ka qenë e lidhur ngushtë me Shqipërinë që në vitin 1968. Që në krijimin e saj, Partia Komuniste Gjermane KPD/ML duhet të jetë përkrahur financiarisht nga Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë. Këto marrëdhënie të ngushta shprehen edhe më vizitat e shpeshta zyrtare të KPD/ML në Shqipëri.
Komunistët shqiptarë të pas-komunizmit
Sigla e PPSH-së së riorganizuar, ku aderojnë edhe Nexhmije e Ilir Hoxha, ka drapër e çekanin, por jo pushkën e siglës së partisë komuniste botërore staliniste-hoxhaiste
PKSH u krijua më 9 nëntor 1991 nga Hysni Milloshi, si vazhdim i Partisë së Punës të Enver Hoxhës. Në korrik 1992 u nxorën jashtë ligjit partitë komuniste. Partia e Komunistëve të Bashkuar të Shqipërisë (PKBSH) u formua më 5 qershor 1999 nga bashkimi i Partisë Komuniste së Rindërtuar dhe Partisë së Punës së Shqipërisë së Re. Në vitin 2002 partia u bashkua me një fraksion të Partisë Komuniste të Shqipërisë (PKSH) për të formuar partinë PPSHR-në. Partia e Punës së Shqipërisë e Riorganizuar krijohet me nismën e një grupi anëtarësh e simpatizantësh më 4 korrik 2007. Po ashtu ekzistojnë edhe Partia Ideali Komunist, Partia Komuniste e Shqipërisë “8 Nëntori” etj.
Prenga: Lëvizja komuniste në Shqipëri, në depresion të fortë
Nikolle Prenga Anëtar i Sekretariatit te KQ te PK të Shqipërisë i cili është me banim ne qytetin e Durresit, thotë për “Shekullin” se lëvizja komuniste në Shqipëri po kalon nje depresion të forte si pasojë edhe e luftës së brendshme e të pandershme sipas tij, që bëhet prej atyre që z.Prenga i quan “diversionistë e kontarbandistë që shërbejne si “kalë troje” të veshur me vello komuniste.
Pseudo të majtët në këtë perudhe, thotë Nikolla, kanë sot avantazhe në duart e tyre duke shfrytëzuar besimin e te varfërve tek e majta.
Lidhur me lajmin e krijimit në Gjermani të një partie që përfshin enverizmin në platformë, Prenga thotë se është njohur me lindjen e kësaj lëvizjeje dhe se përfshirja e Enver Hoxhës është sipas tij, shprehje e lartë vleresimi dhe dinjiteti për lëvizjen komuniste shqiptare.
Ai shtin se pasi janë njohur me materialet, jane duke kontaktuar me shokët gjermane për të pasur një forcim lidhjesh me ta deri ne aderimin e tyre ne Internacionalen Botërore Stalinisto –Enveriste. Ai thotë se për këtë do të zhvillohen konsultime edhe me komunistët rusë te Zhuganovit.
BIO
Nikollë Prenga ka lindur në 1944 në Fan të Mirditës.
Ka studjuar për Ekonomi Agrare. Ka mbaruar kursin e Larte te Filozofise pranë ish- Shkollës së Lartë të Partise “V.I.Lenin” Tiranë.
Ka punuar oficer me repartet speciale te Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Sot është në pension dhe anëtar i Sekretariatit të KQ të PK Shqiptare.Shekulli

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi