- KristiinaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 5449
Hobi : Noti...
Vendndodhja : GRECCE
Anetaresuar : 29/01/2010
Kosova, taksë çimentos shqiptare
Thu 14 Jun 2012 - 19:25
Qeveria e Kosovës vështirëson importin e çimentos nga Shqipëria për të mbrojtur prodhuesin vendas duke vendosur tarifën prej 35 përqind për të gjitha importet e çimentos.
Një vendim i tillë vjen pasi fabrika e vetme e prodhimit të çimentos në Kosovë SharrCem është ankuar në Ministrinë e Tregtisë se është dëmtuar nga importi i këtij produkti përshkak të konkurrencës jo të barabartë në çmim. Madje sipas burimeve zyrtare SharrCem, e cila është privatizuar nga një kompani greke, ka kërcënuar se do të ankohet në Cefta nëqoftëse nuk merren masat mbrojtëse.
Drejtuesi i Njësisë për Politika Tregtare në Ministrinë e Tregtisë, Blerim Ahmeti shpjegon arsyet e marrjes së këtij vendimi ndërsa thekson se kjo masa është e përkohshme dhe do të zgjasë vetëm 90 ditë.
Pavarësisht se sipas vendimit të Ministrisë së Tregtisë tarifat në importin e çimentos vendosen për të gjitha vendet, dicka e tillë e dëmton më së shumti Shqipërinë e cila është dominuese në tregun e Kosovës. Ndërkaq nga ana tjetër, fabrika SharrCem ende nuk ka kapacitete të mjaftueshme prodhimi në raport me kërkesat në Kosovë.
Pavarësisht argumenteve që jepen nga Ministria e Tregtisë, njohësit e ekonomisë politika të tilla i vlerësojnë si vazhdimësi e një bashkëpunimi të çuditshëm mes dy tregjeve dhe e cila bie në kundërshtim me retorikën e vazhdueshme të lidereve të cilët trumpetojnë patriotizëm ekonomik dhe politik. tch

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|