Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Divorcohen pas ... 115 vitesh së bashku Empty Divorcohen pas ... 115 vitesh së bashku

Fri 15 Jun 2012 - 2:11
Divorcohen pas ... 115 vitesh së bashku 2175-300x199Edhe një dashuri që zgjat mbi 100 vjet, mund të përfundojë papritmas.

Kjo i ka ndodhur Bibit dhe Poldit, dy breshkave gjigande, nga ishujt Galapagos, që jetojnë aktualisht në kopshtin zoologjik të Klagenfurtit në Austri.

Pas 115 vitesh të bashkëjetesës dhe dashurisë reciproke, të dy kafshët e rralla filluan së fundmi të grindeshin me njëri-tjetrin dhe rojet e kopshtit zoologjik, u detyruan për t’i ndarë.

Të lindura që në vitin 1897, Bibi dhe Poldi, para se të vendoseshin në kopshtin zoologjik austriak ku ata jetojnë prej 36 vjetësh, kanë jetuar në qytete të tjera, por asnjëherë të ndarë.

Ndarja erdhi muajin e kaluar kur një mosmarrëveshje zemëruar shënoi fillimin e fundit të jetës së tyre së bashku.

e.t/noa
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi