Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Genta Ismajli në listën e 100 femrave më të bukura në botë Empty Genta Ismajli në listën e 100 femrave më të bukura në botë

Fri 15 Jun 2012 - 12:14
Genta Ismajli në listën e 100 femrave më të bukura në botë 45883_2TIRANE -
Website TC Candler, i cili bën përzgjedhjen e 100 fytyravemë të bukura
në botë brenda një viti, ka zgjedhur këngëtaren Genta Ismajli si njërën
prej vajzave më të bukura në rruzull për vitin që lamë pas.
Faqja që
ka 24 milionë vizitorë në ditë në gjithë botën, e rendit këngëtaren
kosovare në vendin e 55-të. Kjo faqe është e pavarur dhe për çdo vit
zgjedh fytyrat më të bukura.

Kështu në edicionin e 22-të të
zgjedhjes së përvitshme të fytyrave më të mira, që bëhet që nga viti
1990, në këtë faqe zë vend edhe bukuroshja dhe këngëtarja kosovare Genta
Ismajli. Kjo garë sipas kritikëve nuk ka të bëj më faktin se “kush
është seksi” dhe “kush është i famshëm”. Më tepër kërkon që në listë të
ketë sa më shumë bukuroshe të vendeve të ndryshme të botës.

Faqja
synon që në përzgjedhje të fusë sa më shumë kultura, stile jete në
vende të ndryshme, por edhe mat shkallën e famës që ka personaliteti që
vlerësohet. Në arsyetimin e jurisë për vendin e 55-të të Genta Ismajlit
thuhet se ajo është një prej femrave më seksi të Ballkanit dhe botës.
“Bukuroshja shqiptare, shumë seksi, e cila jeton në Çikago, është njëra
prej femrave më seksi në planet për momentin. Këngët e saj janë plot
ritëm dhe shumë të kapshme, madje edhe nëse nuk kuptoni asnjë fjalë nga
ato që ajo që thotë, duke qenë se flet shqip.

Por, mjafton të
dëgjoni hitin e saj të fundit me DJ Dalool, këngën “Guximi” dhe do të
shihni fuqinë e saj. Në këtë klasifikim këngëtarja Genta Ismajli ka lënë
pas emra të tillë si: Mila Kunis, Scarlett Johansson, Anne Hathaway,
Demi Lovato, Lindsay Lohan, etj.

(er.nu/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Genta Ismajli në listën e 100 femrave më të bukura në botë Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi