Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Trafikimi i qënieve njerëzore Empty Trafikimi i qënieve njerëzore

Fri 15 Jun 2012 - 22:44
Trafikimi i qënieve njerëzore Tryeza-bashkMinistri e Brendshme, Ministria e Jashtme, ajo e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë firmosur marrëveshjen mbi mekanizmin kombëtar të referimit kundër trafikimit të qënieve njerëzore.

Kjo marrëveshje parashkon bashkëpunimin dhe koordinim të secilit institucion për një trajtim sa më gjithëpërfshirës të fenomenti të trafikimit, që nga konstatimi i rasteve, ndëshkimi penal e deri tek rehabilitimi i viktimave të trafikut.

Zv/ministri i Brendshëm, Avenir Peka ka vlerësuar këtë marrëveshje dhe ka nënvizuar pritshmëritë.

“Nëpërmjet përcaktimit të qartë për rolin e palëve dhe mekanizmave koordinues, kjo marrëveshje synon të përmirësojë dhe forcojë jo vetëm luftën kundër trafiqeve, por edhe partneritetin ndërmjet palëve nëshkruese”, tha zv/ministri Peka.

Prokurorja e Përgjithshme, zonja Ina Rama deklaroi se fenomeni i trafikimit të qënieve njerëzore nuk ka më intenistetin që ka patur disa vite më parë në Shqipëri dhe kjo falë edhe ngritjes së strukturave të posaçme pranë institucionit që ajo drejton.
tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi