Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Burri që bën punët e shtëpisë, më i mirë në krevat? Empty Burri që bën punët e shtëpisë, më i mirë në krevat?

Sun 17 Jun 2012 - 10:27
Kur ne flasim për burrat dhe seksin, secili ka idenë e vet. Ka nga ata që mendojnë se ata që janë më të gjallë në jetë, janë edhe më të mirët në shtrat.Por ka edhe nga ato gra, që janë të mendimit se burri i tyre është më i miri në seks, edhe pse ai e ndihmon të bëjë punët e shtëpisë. Sipas tyre, një gjë e tillë nuk i bën ata aspak që të jenë më pak meshkuj, madje ndodh e kundërta.Këtë herë, një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Jozueu Coleman, një psikolog në Universitetin e Kalifornisë, i cili ka marrë pjesë në një studim të posaçëm, mbi mashkullin shtëpiak.Ky studim ka rezultuar se njeri i vërtetë është në fakt, ai që kujdeset edhe për shtëpinë. Dhe kjo e bën që të jetë më i kompletuar edhe në shtrat, para dëshirave seksuale të partneres. Gjithçka, sipas Colemanit, buron nga mania e tij për të qenë i përpiktë, strikt dhe konform rregullave.

Gjëra këto, të cilat duket se e ndihmojnë edhe në shtrat, para partneres.

"Kur meshkujt kryejnë punët e shtëpisë, - thotë studiuesi amerikan, - kjo përmirëson perceptimin e partnerëve për barazi dhe kënaqësi të martesës. Të ndash peshën e angazhimeve shtëpiake, me pak fjalë, ka një efekt pozitiv në harmoninë e çiftit, duke reduktuar konfliktet, e duke patur në të njëjtën kohë, edhe përfitime seksuale”.
Burimi: NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi