Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Patentat e makinave që keni në Shqipëri tani lejohen dhe në Kosovë dhe anasjelltas Empty Patentat e makinave që keni në Shqipëri tani lejohen dhe në Kosovë dhe anasjelltas

Sun 17 Jun 2012 - 18:32
Ministrat e Transportit Sokol Olldashi i Shqipërisë dhe Fehmi Mujota i Kosovës nënshkruan në ambientet e Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit marrëveshjen për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Në sajë të kësaj marrëveshjeje të dy shtetet nga tani e tutje njohin në mënyrë reciproke lejet e drejtimit (patentë-shoferëve) të lëshuara nga autoritetet përkatëse.

Siç informon noa.al, marrëveshja në fjalë përkon dhe me hapjen e sezonit turistik, duke mundësuar në këtë mënyrë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës në territoret respektive dhe sidomos të shqiptarëve të Kosovës në drejtim të destinacioneve turistike të bregdetit.

Në sajë të kësaj marrëveshjeje do të shkurtohet, jo vetëm koha dhe procedurat për të mbërritur në Shqipëri dhe Kosovë nga qytetarët e dy vendeve, por do të lehtësohet edhe transporti i mallrave në të dy anët e kufirit.

Ndër të tjera, gjatë takimit që zhvilloi Ministri Olldashi me homologun e tij Mujota u diskutua edhe mundësia e operimit ajror ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës si dhe lehtësimi i tarifave aero-potuale për operatorët ajror.

Ministri Mujota e siguroi ministrin Olldashi por edhe opinionin shqiptar se më 27 nentor do të përfundojnë 60 kilometrat e Autostradës, Vërmicë-Prishtinë./noa.al/

Ky artikull eshte postuar fillimisht tek tema e forumit: Patentat e makinave që keni në Shqipëri tani lejohen dhe në Kosovë dhe anasjelltas nisur nga
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Patentat e makinave që keni në Shqipëri tani lejohen dhe në Kosovë dhe anasjelltas Empty Re: Patentat e makinave që keni në Shqipëri tani lejohen dhe në Kosovë dhe anasjelltas

Sun 17 Jun 2012 - 19:32
Patentat e makinave që keni në Shqipëri tani lejohen dhe në Kosovë dhe anasjelltas 1986279574 Patentat e makinave që keni në Shqipëri tani lejohen dhe në Kosovë dhe anasjelltas 568197611
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi