Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Të lahesh pa përdorur pikë uji!!! Empty Të lahesh pa përdorur pikë uji!!!

Wed 20 Jun 2012 - 20:37
E ka shpikur këtë 22-vjeçari afrikano-jugor, Ludvik Marishan, për të ndihmuar afrikanët që vuajnë nga mungesa e ujit. KEJP TAUN- Duke marrë shkas nga një shok që s’kishte fort qejf të lahej, e me disa muaj kërkime në internet, studenti afrikano-jugor Ludvik Marishan shpiku një mënyrë për t’u larë pa përdorur ujë.“Studenti 22-vjeçar i Universitetit të Kejp Taunit ka shpikur një produkt, të quajtur “Dry Bath” (Banjë e Thatë), një xhel që përdoret në lëkurë dhe bën punën e ujit dhe sapunit”, transmeton ‘Start’ njoftimin.Shpikja, që e shpërbleu Marishanin me Çmimin e Studentit më të Mirë Sipërmarrës Global për vitin 2011, ka përdorim të gjerë në Afrikë dhe në vende të tjera në zhvillim, ku higjiena bazike është në nivele të ulëta dhe miliona njerëz vuajnë mungesën e ujit. Ky produkt ndryshon nga ato që përdoren për pastrimin e duarve, pasi nuk e ka aromën e alkoolit. Ai formon një shtresë të hollë e të lagësht, që pastron lëkurën dhe nuk ka erë.

Këtij 22-vjeçari i erdhi ideja një ditë dimri në shtëpinë e tij të varfër në fshat, kur një shok i tha se e lara ishte bezdi e madhe në mungesë të ujit të ngrohtë.

“Ai përtonte dhe shpesh thoshte: ‘pse dikush nuk shpik diçka, që thjesht ta vësh në lëkurë e të mos kesh pse të bësh banjë?’”, tha Marishan. Ishte pikërisht ky momenti “Eureka”.

Menjëherë ai filloi të kërkojë me anë të telefonit të tij në “Google” dhe “Wikipedia” për të gjetur formulën. Gjashtë muaj më pas shpiku “Dry Bath”-in, për të cilin siguroi edhe një patentë.

Produkti ka filluar të përdoret nga kompanitë e fluturimit për udhëtimet e gjata dhe nga qeveritë për ushtarët në front.

Marishan thekson se produkti i tij do të ndihmojë në kursimin e ujit në pjesët e varfra të globit. “’Dry Bath’-i do të ndihmojë shumë njerëz”, tha ai. /M.A./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi