Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mbresa
Mbresa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 13566
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kendej rrotull,,
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/04/2012

Bieber befason fansat me një koncert pa biletë Empty Bieber befason fansat me një koncert pa biletë

Thu 21 Jun 2012 - 14:58
Bieber befason fansat me një koncert pa biletë F1_20-gratis1340222941
New York, 20 qershor - Justin Bieber ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për fundin e takimeve të tij me fansat në të gjithë botën të titulluar “All Around The World Tour”. Ylli i muzikës pop ka performuar në një koncert befasues për fansat e tij në New York në “Apollo Theater” dhe ka qenë një koncert ku fansave nuk i është dashur të blejnë asnjë biletë, pasi koncerti ka qenë një dhuratë nga Bieber.13-vjeçarja Angelica Ramon ka shpërthyer në lot teksa i tregonte reporterëve se sa e emocionuar ishte që ndiqte për të parën herë Justin Bieber live.

“Është e jashtëzakonshme! Provova një emocion të cilin as që mund ta përshkruaj”, ka thënë ajo. Një tjetër fanse e këngëtarit dhe familja e saj kanë udhëtuar nga Kuvajti vetëm për të qenë në këtë koncert, një vendim i marrë pak minuta pasi mësuan për këtë koncert.

Këngëtari kanadez, 18 vjeçari Bieber është ndalur në 9 qytetet të 7 shteteve për të mbajtur koncertet e tij të turneut, përgjatë vetëm 2 javëve. Gjithçka çfarë ka ndodhur në këtë turne do të shfaqet më 21 qershor, vetëm dy ditë pas përfundimit të tij, si një program special në ekranin e NBC.koha.net
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi