Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Udhëtim në Jallywood, Hollywood-in e kinemasë afgane Empty Udhëtim në Jallywood, Hollywood-in e kinemasë afgane

Thu 21 Jun 2012 - 19:39
Udhëtim në Jallywood, Hollywood-in e kinemasë afgane Movie01-1-300x200Edhe Afganistani ka Hollivudin e tij. Quhet Jalalabad dhe është një qytet në Lindje të vendit në të cilin këto dhjetë vitet e fundit janë xhiruar më shumë se njëqind filma. Ja rrëfimet e tre protagonistëve.

JALALABAD – Jemi në mesin e xhirimeve të filmit “”. “Flet për korrupsion, uzurpim, mafie dhe të tjera probleme në provincën e Nangahar-it”, tregon Amershah Talash, protagonisti që mbi shpatulla ka pesëmbëdhjetë filma si aktor dhe regjisor. Një rol i dyfishtë tipik për punonjësin e kinemasë afgane, Najib Ullah Sadiq, i cili rrëfen se ka një ide të saktë të domethënies së kinemasë në vendin e tij. “Është si akulli, ku mund të gdhenden armët për të vrarë njerëz të tjerë, por edhe stereotipe për t’i ndihmuar. Unë bëj kinema për t’i shërbyer vendit tim, për të zbutur dhimbjen e njerëzve përmes filmave”. Problemet për t’u kapërcyer janë të mëdha: nga mungesa e parave deri te vështirësia për të shpërndarë filmin. Por, megjithatë, ka edhe artistë të tjerë, si Mohammad Shah Majro, që vazhdojnë të provojnë. “Ne kërkojmë të vëmë në dukje çfarë nuk shkon në kulturën tonë – thotë duke folur mbi shtëpinë e tij filmike të pavarur –duam t’i vëmë në dukje këto probleme nëpër botë dhe të provojmë t’i zgjidhim”. Një aspiratë edhe më e fortë për njerëz si Majro, i cili ka jetuar kohët e talebanëve, kur kinemaja ishte e ndaluar dhe filmat digjeshin. /M.Alla/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi