Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Egjipt, protesta kundër ushtarakëve Empty Egjipt, protesta kundër ushtarakëve

Fri 22 Jun 2012 - 16:56
Egjipt, protesta kundër ushtarakëve Egjipt-tahrir1Mijëra egjiptianë nisën të ripopullojnë sheshin Tahrir, simbol të protestave, këtë herë kundër Këshillit Suprem Ushtarak dhe vonesës së nxjerrjes së rezultateve zyrtare për zgjedhjet presidenciale që u zhvilluan më 16 dhe 17 qershor.

Opozita dhe protestuesit akuzojnë ushtarakët se me lëvizjet e fundit po tentojnë të mbajnë pushtetin, duke mos ia kthyer atë kurrë civilëve.

Javën e kaluar, ushtarakët shpërndanë parlamentin e dalë nga zgjedhjet e para të lira në vend, që nga ardhja e Mubarak në pushtet, 40 vjet më parë. Vendimi për shpërndarjen e parlamentit mbërriti pas intepretimit të ligjit zgjedhor nga ana e Gjykatës Kushtetuese në Kajro, e cila e vlerësoi këtë ligj si anti-kushtetues.

Vendimi shkaktoi protesta si nga Vëllazëria Muslimane, partia më e madhe në vend, por edhe nga radikalët salafitë, partia e dytë që siguroi më shumë mandate në parlamentin e shpërndarë.

Ushtarakët këmbëngulin se nuk u duhet pushteti civil dhe se do ta ushtrojnë atë deri në momentin kur vendi të ketë tejkaluar krizën aktuale. Sipas tyre, është e nevojshme që të reformohet ligji zgjedhor dhe Kushtetuta e vendit.

Ndërkohë, rezultatet për zgjedhjet presidenciale priten me padurim, jo vetëm nga egjiptianët, por edhe nga ndërkombëtarët. Në garë morën pjesë dy kandidatë, Mohamed Mursi i Vëllazërisë Muslimane dhe Ahmed Shafiq, ish-gjeneral dhe ish-kryeministër në kohën e Mubarak.

Të dyja palët, në përfundim të procesit 2-ditor të zgjedhjeve shpallën fitoren, por rezultatet zyrtare ende nuk kanë dalë. Ato pritej të bëheshin publike ditën e enjte, por u shty për një afat të papërcaktuar ende.

Ushtarakët kanë premtuar që do të delegojnë pushtetin legjislativ dhe atë ekzekutiv në duart e presidentit të ri të vendit në fund të muajit qershor dhe nëpërmjet një deklaratë shpërndarë nga media shtetërore, u zotuan se do të shtypin me të gjithë forcën policore dhe ushtarake të gjitha përpjekjet që “vendosin në rrezik ekzistencën e vendit”, që nga shumëkush është marrë si një kërcënim kundër protestave të opozitës.

tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi