Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Pakistan, pengohet puna e diplomatëve amerikanë Empty Pakistan, pengohet puna e diplomatëve amerikanë

Fri 22 Jun 2012 - 17:04
Pakistan, pengohet puna e diplomatëve amerikanë PakistanPuna e diplomatëve amerikanë në Pakistan është duke u përballur me pengesa gjithmonë e më të shumta, vlerësoi një raport i Departamentit të Shtetit, publikuar ditën e premte.

Sipas raportit, në vitin 2011, diplomatët u ndeshën me një nivel ndërhyrje të paprecedent në punët e tyre.

Kjo është një shenjë e re e qartë e përkeqësimit të marrëdhënieve midis Islamabadit zyrtar dhe Pakistanit.

Në raport citohej vrasja e Osama Bin Laden nga një njesi elitare e ushtrisë amerikane në Pakistan dhe bombardimi i gabuar i një kazerme ushtarake, që shkaktoi vrasjen e 24 ushtarëve vendas pranë kufirit me Afganistanin, si arsyet kryesore të përkeqësimit të relatave.

Së fundmi, përkeqësimi i raporteve ka sjellë edhe pezullimin e ndihmës ushtarake amerikane për Pakistanin, një shtet me 170 milionë banorë.

Pavarësisht tentativave të fundit të Uashingtonit për të përfshirë zyrtarët pakistanaz në dialog, duket se ndienjat anti-amerikane brenda vendit janë duke ushtruar më shumë ndikim në politikat zyrtare të Islamabadit.
tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi