Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

KQZ: Referendumi, firmat false  Empty KQZ: Referendumi, firmat false

Sat 23 Jun 2012 - 13:59
KQZ: Referendumi, firmat false  REFERENDUMI-22_tn_40Firmat e 62 mijë shqiptarëve duhet të verifikohen nga Laboratori i Kriminalistikës për të parë nëse janë origjinale apo jo, para se Komisioni Qendror Zgjedhor të japë një përgjigjen përfundimtare, nëse duhet ose jo të lejohet mbajtja e referendumit për Importin e Mbetjeve nga jashtë.

Sipas KQZ-se, nga nje veshtrim i firmave me sy te lire, eshte krijuar nje dyshim se shume nenshkrime kane qene të hedhura nga e njëjta dorë. Ndaj është kërkuar verifikimi nga ekspertët e kriminalistikës.

"Gjatë shqyrtimit të materialeve u ndeshëm me parregullsi të karakterit teknik, por edhe me një fakt tjetër, ku me sy të lirë u krijuan dyshime se mund të kishte falsifikime firmash. Në këto kushte KQZ në datë 12 qershor i është


drejtuar Laboratorit të Policisë së Shtetit për të bërë verifikimin e këtyre materialeve, nëse ekziston mundësia e këtyre falsifikimeve apo syri ka gabuar. KQZ është në varësi të përgjigjes për të përcaktuar mbledhjen e radhës, por afati ligjor për t'i kthyer përgjigje grupit nismëtar, është 30 qershori", thotë zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli.

Pas kësaj përgjigjeje të KQZ-së, ambientalistët kanë kërkuar ndërhyrjen e Avokatit të Popullit per kete heshtje joligjore të KQZ-së.

"I çuditshëm fakti që u dashka çuar në Ministri të Brendshme për t'u verifikuar në laborator, kur ka patur gjithë kohën e mundshme prej tre muajsh për të verifikuar çdo gjë që duhej verifikuar. Ky shqetësim i yni sot, mendoj se duhet marrë në konsideratë. Ne nuk e shohim të thjeshtë përballjen me institucionet shurdhe të këtij shtetit dhe prandaj kemi shpresën se institucioni i Avokatit të Popullit do të na ndihmojë që vullneti i popullit të lejohet të shprehet", thotë Lavdosh Ferruni.

"Çdo qytet pranë doganave ka ngritur kompani riciklimi, jo për mbetjet e vendit, por për mbetjet e vendeve të tjera", thotë Sazan Guri, ambientalist.

"Do të bëj të gjitha përpjekjet dhe do të përdor të gjitha kompetencat ligjore të Avokatit të Popullit për ta trajtuar dhe për të nxitur institucionin e KQZ-së, por edhe çdo institucion tjetër shtetëror, në mënyrë që t'i përgjigjet në formën sa më të ligjshme dhe korrekte, ju si përfaqësues, por edhe të gjithë qytetarëve, që ju kanë besuar ju dhe kanë besuar këtë çështje që është e rëndësishme për ta dhe për jetën e tyre", tha Avokati i Popullit, Igli Totozani.
tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi