Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rozana Radi: O sa mirë me qenë fajtor, ohej, ohej! Empty Rozana Radi: O sa mirë me qenë fajtor, ohej, ohej!

Sun 24 Jun 2012 - 12:56
Rozana Radi: O sa mirë me qenë fajtor, ohej, ohej! 55700TIRANË- Dy ditë më parë, Gjykata e Tiranës pushoi çësh tjen e sherrit Rozi-Rezi, duke e shpallur këtë të fundit të pafajshme. Me marrjen e pafajësisë, këngëtarja Shkurta publikoi një status në Facebook, ku shkruante veç të tjerash se, tashmë e ka ajo radhën ta hedhë Rozin në gjyq, për prishje të imazhit. Lidhur me procesin gjyqësor në tërësi, me ‘paralajmërimin’ që i ka bërë Rezi, por edhe me të rejat më të fundit në jetën e saj artistike, Rozana Radi, këngëtarja e dashur e publikut shqiptar, vjen sot me një intervistë në “Bluetooth”, ku shpreh indinjatën e saj për vendimin e Gjykatës së Tiranës...Çfarë thotë tjetër ajo?! E zbulojmë bashkë.

Si u ndjeve kur more vesh vendimin e Gjykatës së Tiranës?
Sigurisht që nuk u ndjeva mirë. M’u duk sikur u përsërit ajo natë. Pastaj, nuk arrija të kuptoja se si një çështje në të cilën personi në fjalë dënohet nga Prokuroria në bazë të fakteve, e theksoj këtë, të fakteve dhe raportit mjeko-ligjor, të deklarohet e pafajshme nga Gjykata. Unë nuk kam qenë në gjyq, sepse kam qenë në koncert në Itali, por sapo u ktheva e mësova, dhe fjalët e vetme që më shkuan në mendje ishin: “O sa mirë me qenë fajtor, ohej, ohej!”. Gjithnjë fajtori del i pafajshëm. Kjo nuk do të ndodhë në rastin tim! Nuk do ta lejoj, sepse atë natë unë u godita, unë qëndrova me ditë e mbyllur brenda me syrin e fryrë, unë u përballa me dy njerëz të cilët më sulmuan, unë mora telefonata pafund nga ajo për t’u takuar, tabulatet e të cilave i kam. Kam edhe bisedat e saj në Facebook dhe s’e kuptoj se si me të gjitha faktet për fajësi, ky njeri mund të dalë i pafajshëm.

Policët që dëshmuan, ishin shprehur se ti ke qenë në gjendje të dehur atë natë dhe se e ke goditur Rezin. E vërtetë është kjo?
Dua të bëj një korrigjim: Policët kanë thënë “DUKEJ sikur ishte në gjendje të dehur”. Ku ishin këta policë gjatë hetimeve? Si nuk pati asnjë dëshmitar për të qenë krah i asaj dhe pse u shfaqën vetëm tani në fund? Si ka mundësi që dy veta të përdorin dhunën ndaj teje dhe ti e vetme t’i godasësh? Më duket absurde! Dhe ajo del e pafajshme! Pastaj, dua t’u them atyre zotërinjvem se nuk e kam konsumuar kurrë alkoolin e jo më të flasin për substanca narkotike (jam gati t’i nënshtrohem çdo analize për ta vërtetuar këtë).

Ti dole dhe the që nuk ishe dakord me pretencën e Prokurorisë dhe se do ta ndihmoje Rezin në rast se dënohej me punë publike. Sot mendon po njësoj?
Po, vazhdoj të mendoj po njësoj. Bota është bërë e përsosur falë dashurisë dhe faljes. Prindërit më kanë mësuar të jem padrone e këtyre virtyteve. Është diçka që e ndjen në hijen e shpinës tënde, sepse në shtyllën time kurrizore gjenden fisnikëria, dashuria dhe arti, që i trashëgoj me krenari. Unë dua që ajo ta pranojë atë faj, për të cilin është munduar të marrë faljen time gjithë këto kohë, por që unë nuk ia kam dhënë. Kjo, për respekt të njerëzve që më qëndruan afër ato ditë, qoftë edhe me një sms, të njohur e të panjohur, por edhe për të respektuar veten. Atë që kaq kohë unë nuk e fal, e fal Gjykata. Aktualisht ti po pret që çështja të shkojë në Gjykatën e Apelit… Sigurisht që do e apeloj vendimin, sepse nuk është i drejtë, me të tjerat do të merret avokati im. Doja të shtoja një shprehje të Galianit: “Shqiponjat mësojnë vetëm të fluturojnë shumë lart…Udhëtimet imagjinare i bëjnë thëllëzat dhe shkurtat!”. Rezi ka komunikuar përmes një statusi në Facebook, se tani e ka ajo radhën për të të hedhur në gjyq, për prishje imazhi... Unë nuk e kuptoj se çfarë imazhi i kam prishur asaj, sepse nuk e thirra unë në orën dy të natës në telefon, por më thirri ajo. Nuk e godita unë, më goditi ajo mua. Pastaj, unë kam një shprehje që e përdor shpesh dhe e vë shpesh në zbatim: “Nëse ajo nuk do të gënjejë për mua, unë nuk do të tregoj të vërtetat për të”. Se çfarë bën ajo, është problemi i saj…

Na fol pak për planet e verës. Këngë të reja, koncerte…Si do të jetë vera për Rozin?
Sot që po jap këtë intervistë starton “Maratona e Këngës Popullore”, në të cilën paraqitem me një këngë shumë të vjetër, të cilën më parë e kanë kënduar bilbila të këngës popullore. E risjell me një orkestrim të Adrian Hilës, titullohet “Shqipërinë e dua se jam shqiptar, Kosovën e dua se jam kosovar”. Besomëni se është version shumë më i bukur se “Xhamadani”, që solla dy vite më parë. Po sot, nisin edhe xhirimet e videoklipit të kësaj kënge, me një flamur 250 metra të gjatë e të gjerë. Ndërkohë, kam përfunduar videoklipin me Ramadan Krasniqin. Kjo këngë është një tjetër kompozim i Adrian Hilës me titull “Më nuk jemi”. Ndërsa në shtator vjen kënga tjetër me të madhin Sabri Fejzullahu. Kam filluar me koncertet, si në diasporë dhe në Shqipëri. Kam një axhendë shumë të ngjeshur për verën. Është bukur ta kalosh verën me art.
(Bluetooth/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi