Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Në Zvicër mbi 160 mijë kosovarë ende me pasaporta serbe Empty Në Zvicër mbi 160 mijë kosovarë ende me pasaporta serbe

Sun 24 Jun 2012 - 14:17
Sipas një raportimi të portalit Telegrafi, gati pesë vjet pas pavarësisë së Kosovës, në Zvicër jetojnë mbi 160 mijë shtetas të Kosovës, të cilët ende kanë pasaportën e Serbisë.

“Sikur t’i kishin sot pasaportat e Republikës së Kosovës pas katër vjetësh pavarësie, sigurisht Berna zyrtare kosovarët do t’i radhiste në rangun e parë të emigrantëve dhe jo të tretin, pas portugezëve dhe gjermanëve”, ka deklaruar për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”, Lisa Blaser, zyrtare nga Departamenti Federal për Migracion.

“Shpesh në mediat apo nga personalitet zvicerane sa herë që flasin për kosovarët në Zvicër, vazhdimisht nga ta kemi dëgjuar refrenin se ‘kosovarët janë komuniteti më i madh dhe më i rëndësishëm në vendin tonë’ Por në fakt shifrat e Zyrës Federale për Statistika me seli në Neuchatel, flasin të kundërtën.

Kështu ndodh për shkak se në Zvicër ende shumë kosovarë kanë pasaporta serbe, prej mbi 160 mijë syresh” ka thënë Blaser .

Megjithëkëtë, Blaser ka thënë se gjithnjë e më shumë është në rritje numri i personave që paraqiten me pasaportë kosovare.

“Por, nëse kemi parasysh se për katër vite institucionet kosovare kanë arritur të furnizojnë vetëm shtatë mijë pasaporta, atëherë për të arritur shifrën prej 200 mijë kosovarëve, siç flitet se janë në vendin tonë, natyrisht që nevojitet punë dhe kohë, bile së paku edhe disa vjet për të arritur shifrën e lartpërmendur” përfundon Blaser.


(ar.si/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi