Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sterilizoi të birin, 99 vjet burg nënës monstër Empty Sterilizoi të birin, 99 vjet burg nënës monstër

Sun 24 Jun 2012 - 22:48
Sterilizoi të birin, 99 vjet burg nënës monstër Djali-300x225Një 10-vjeçar u vendos në qendër të vëmendjes së shtypit amerikan, në ditën kur përfundimisht nënës së tij iu mohua apeli për burgimin 99-vjeçar që ka marrë, si ndëshkim për dëmtimet që i ka bërë të birit.

Holden Gothia ishte duke fjetur në shtëpinë e tij në Hjuston, kur e ema e droguar e sterilizoi, duke i prerë organet gjenitale.

Ngjarja ndodhi në vitin 2007 dhe drejtësia amerikane vendosi të dënojë Katherine Nadal me burgim të përjetshëm pa të drejtë lirimi me kusht.

Ndonëse 10-vjeçar Gothia nuk është ende i ndërgjegjshëm krejtësisht për dëmtimet me të cilën duhet të vazhdojë jetën dhe përballet me vite asistencë psikologjike, atij i pëlqen të luajë futboll, të vrapojë, të këndojë dhe të qëndrojë me shoqërinë si çdo moshatar tjetër i tij.Së fundmi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përballur me një seri krimesh monstrueze, midis të cilave disa raste kanibalizmi.

Shtypi riktheu në vëmendje historinë tronditëse të ndodhur pesë vjet më parë, duke evidentuar se në këtë rast, drejtësia ka funksionuar, duke i dhënë një dënim të përshtatshëm nënës së tij monstër.Sterilizoi të birin, 99 vjet burg nënës monstër Nena1Sterilizoi të birin, 99 vjet burg nënës monstër Nena2
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi